I biri një drejtuesi autobusi dhe babai i dy fëmijëve dhe me marrëdhënie të përzemërt me të afërmit dhe të njohur. Doktor Santosh Pol ishte një mjek i besuar dhe me aftësi, por gjithsesi ishte pak i “mundimshëm”.
Pol kishte punuar për 8 vite me radhë në një spital privat në Wai të Indisë dhe ishte shkarkuar vitin e shkuar për shkak se kishte organizuar një protestë kundër spitalit. Pol kishte qenë studentë në mjekësi, por nuk i kishte kryer studimet, megjithatë ai kishte fituar aftësi në këtë drejtim.
Edhe banorët e një fshati ishin të kënaqur me punën e tij dhe ilaçet që jepte kishin bërë efekt. Madje, atij i kishin vënë edhe një titull “Saheb mjeku” në formë respekti për shkak të efikasitetit të tij.
Megjithatë, pas gjithë këtij respekti fshihet një njeri tjetër; ai kërcënonte dhe dhunonte njerëzit dhe disa njohje në polici bënte që ai ta përdorte këtë në favor të vetin. Madje, rezultoi se ishte përfshirë edhe në një grabitje vitin e shkuar.
Ai u thirr nga policia si i dyshuar për një rast rrëmbimi, por shpejt u kundërpërgjigj me një ankesë duke pretenduar se vajza e rrëmbyer kishte marrë ari nga ai. Ai gjithashtu pohoi se ishte sulmuar kohët e fundit nga disa njerëz të paidentifikuar.
Megjithatë, më e rënda nuk ishte zbuluar ende. Nga hetimet, rezultoi se mjeku 42 vjeçar kishte vrarë plot 6 njerëz dhe i kishte varrosur në kopshtin e tij. Tani mban nofkë “doktor vdekja”.
Metoda ishte e njëjtë; u injektonte një qetësues muskulor që përdoret për anestezinë dhe më pas i varroste në kopshtin e shtëpisë së tij. Vrasjet kanë nisur që nga viti 2003 e deri në vitin 2016.


















