Nuk përmbahet, shikoni si e feston medaljen e artë

E publikuar: 15/08/2016 22:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

 

Lojërat Olimpike që po mbahen në Brazil kanë surprizuar jo vetëm me çmimet, por edhe me mënyrën sesi sportistët kanë festuar triumfin e tyre.

Padyshim që edhe ky peshëngritës nga Kazakistani do të mbahet mend gjatë për mënyrën sesi e përcolli marrjen e medaljes së artë në Rio.

Nijat Rahimov sapo uli shtangën në tokë dhe u sigurua se ishte i artë, filloi të kërcënte një valle tradicionale, e njohur si Lezgi.

Rahimov dukej tepër komik, por për të asgjë nuk kishte më rëndësi përballë të qënit kampion bote.

Lezgi është një valle e njerëzve të Kaukazit, të cilët kanë origjinën nga një zonë mes Azisë dhe Evropës të përbërë nga kombe nga Armenia, Azerbajxhani, Gjeorgjia, Irani, Rusia dhe Turqia.

Rahimov u rikthye në gara vetëm para një viti, pas pezullimit dy vjeçar në qershor të vitit 2013, ku dështoi në një një test dopingu.

2030