Lajmet

“Eliminimet e ish udhëheqësve ushtarakë nga klani “Pronto”

12.08.2016 17:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
“Eliminimet e ish udhëheqësve ushtarakë nga klani “Pronto”

Zbulohet fytyra e vërtetë klanit mafioz
“Përgjimet janë publikuar me të vetmin qëllim, për të mundur që të shpëtojë urën e vet Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Xhavit Haliti, sepse këta të tre kanë bërë një listë, e cila iu është dërguar Prokurorisë Speciale, për eliminim. Dhe kësaj liste do t’i paraprijë Adem Grabovci, Shaip Muja dhe disa ushtarakë që kanë udhëhequr në zona operative. Ky është qëllimi i këtij klani mafioz që vetë ti shpëtojnë Gjykatës Speciale”, ka thënë analisti Gazmend Islami. Zyrtarët e apostrofuar nga Islami, nuk kanë denjuar të kthejnë përgjigje, në pyetjet e gazetës “Bota Sot”.

Analistët politik vlerësojnë, se publikimi i aferave të fundit të udhëheqësve shtetërorë në Kosovë janë dokumentim i gjendjes mentale të kreut t? shtetit ku shihet se kapaciteti i tyre njerëzor intelektual kombëtar dhe shtetëror është barazi me zero. Sipas tyre, prokuroria do të duhet të marrë masa dhe të hetojë zgjedhjen e tyre, kriteriumet me të cilët janë zgjedhur, shkollimi adekuat, përvoja e punës dhe të gjitha parametrat që duhet të plotësohen në këta vende të punës të përmendura. Formimi i një Prokurorie Speciale do të ishte një zgjidhje për të zbardhur të gjithë të vërtetën për emërimet edhe të gjykatësve dhe prokurorëve. Imer Mushkolaj analist politik ka thënë, se ky rezultat i kapjes së shtetit në të gjitha poret e tij është rezultat i keq qeverisjes së “Klanit Pronto”. Ai ka thënë, se njerëzit që e kanë udhëhequr dhe e udhëheqin shtetin e konsiderojnë atë pronë private, me të cilën mund të bëjnë çfarë të duan, e kurrsesi pronë të qytetarëve që duhet ta menaxhojnë mirë. “Qeverisja “Pronto” ka bërë që njerëzve në këtë shtet t’iu humbet shpresa për të ardhmen, ngase ata nuk munden as ta gjejnë një vend pune, po që se nuk janë pjesë a partisë-shtet, po që se nuk janë militantë partiakë”, ka thënë Mushkolaj.

Gazmend Islami analist politik, ka thënë se vet ardhja në pushte i këtij klani “ Pronto” është shkatërrimi i Kosovës. Ai ka thënë se sa më shumë që zbulohen detaje rreth udhëheqjes së shtetit, tregojnë fytyrën e vërtet të këtij klani mafioz, i cili jo vetëm që është marrë me grabitje e vjedhje, edhe me vrasje e eliminime vetëm për të arritur qëllimet e veta për përfitime personale.“ Përgjimet janë publikuar me të vetmin qëllim, për të mundur që të shpëtojë urën e vet Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Xhavit Haliti, sepse këta të tre kanë bërë një listë, e cila iu është dërguar Prokurorisë Speciale, për eliminim. Dhe kësaj liste do t’i paraprijë Adem Grabovci, Shaip Muja dhe disa ushtarakë që kanë udhëhequr në zona operative. Ky është qëllimi i këtij klani mafioz që vetë ti shpëtojnë Gjykatës Speciale”, ka thënë Islami.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Raporti i DASH-it ngre shqetësime për trafikimin në Kosovë, Ekspertët: Shumë viktima mbesin të pazbuluara, institucionet duhet të veprojnë

Raporti i DASH-it ngre shqetësime për trafikimin në Kosovë, Ekspertët: Shumë viktima mbesin të pazbuluara, institucionet duhet të veprojnë

Serbia voton sot në zgjedhjet parlamentare të parakohshme

Serbia voton sot në zgjedhjet parlamentare të parakohshme

“Evropa s’po mund të prodhojë një Merkel tjetër për Ballkanin”, thotë eksperti nga Brukseli

“Evropa s’po mund të prodhojë një Merkel tjetër për Ballkanin”, thotë eksperti nga Brukseli

Gjini: Kosova është në kolaps energjetik, 27 milionë euro import vetëm në shtator

Gjini: Kosova është në kolaps energjetik, 27 milionë euro import vetëm në shtator

Presidentja fton banorët e Luginës të votojnë nesër në zgjedhjet serbe: Më shumë deputetë shqiptarë e zë më të fuqishëm

Presidentja fton banorët e Luginës të votojnë nesër në zgjedhjet serbe: Më shumë deputetë shqiptarë e zë më të fuqishëm

Gërvalla u bën thirrje shqiptarëve të Luginës dhe diasporës të votojnë Koalicionin Shqiptar më 25 tetor

Gërvalla u bën thirrje shqiptarëve të Luginës dhe diasporës të votojnë Koalicionin Shqiptar më 25 tetor

Bashkimi Evropian: Mirëpresim vendimin e presidentes për të kthyer në rishqyrtim Ligjin për Dhomat e Specializuara

Bashkimi Evropian: Mirëpresim vendimin e presidentes për të kthyer në rishqyrtim Ligjin për Dhomat e Specializuara

Ambasada amerikane: Presim që të zhvillojmë dialog strategjik me Kosovën kur të krijohen kushtet e duhura

Ambasada amerikane: Presim që të zhvillojmë dialog strategjik me Kosovën kur të krijohen kushtet e duhura

Specialja flet pasi vajza e Jakup Krasniqit alarmoi për gjendjen e tij dhe refuzimin për t’u mjekuar në qelinë e Hagës

Specialja flet pasi vajza e Jakup Krasniqit alarmoi për gjendjen e tij dhe refuzimin për t’u mjekuar në qelinë e Hagës

Rama kërcënoi protestuesit se do iu ndalohet hyrja në BE, reagimi i eurodeputetes: Mos u dekurajoni, vijoni tubimet paqësore

Rama kërcënoi protestuesit se do iu ndalohet hyrja në BE, reagimi i eurodeputetes: Mos u dekurajoni, vijoni tubimet paqësore

Shiroka Pula takon homologun hungarez, kërkon mbështetje për integrimin evropian të Kosovës

Shiroka Pula takon homologun hungarez, kërkon mbështetje për integrimin evropian të Kosovës

Samiti i Procesit të Berlinit, ambasada: Gjermania mbështet integrimin evropian të Kosovës, BE-ja duhet të zgjerohet

Samiti i Procesit të Berlinit, ambasada: Gjermania mbështet integrimin evropian të Kosovës, BE-ja duhet të zgjerohet

Kryesia e Kuvendit vendos të hënën për seancën e radhës, në rend dite ndryshimet buxhetore

Kryesia e Kuvendit vendos të hënën për seancën e radhës, në rend dite ndryshimet buxhetore

Betohen 515 ushtarë të rinj, Kurti: Mbi 1 miliard euro investime në ushtri gjatë këtij mandati

Betohen 515 ushtarë të rinj, Kurti: Mbi 1 miliard euro investime në ushtri gjatë këtij mandati

Gani Geci lirohet nga paraburgimi

Gani Geci lirohet nga paraburgimi

Nis ceremonia e betimit të rekrutëve të rinj të FSK-së

Nis ceremonia e betimit të rekrutëve të rinj të FSK-së