Ekonomi

Teknologjia bankare zëvendëson punëtorët

11.08.2016 18:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Teknologjia bankare zëvendëson punëtorët

Bankat komerciale që veprojnë në Kosovë ka kohë që kanë shtrenjtuar tarifat për klientët e tyre.

Ekspertët për çështje financiare konsiderojnë se me rritjen e çmimit të këtyre tarifave, bankat po obligojnë qytetarët dhe bizneset që në disa raste transferet e nevojshme t’i realizojnë me para të gatshme, dhe jo përmes kanaleve bankare.

Në anën tjetër, shtrenjtimi i këtyre tarifave, sipas zyrtarëve të bankave, është bërë për të inkurajuar klientët që të shfrytëzohen shërbimet elektronike, siç janë bankomatët dhe e-banking dhe mos të presin në radhë para sporteleve.

Mejdi Bektashi, profesor në Universitetin e Prishtinës, ka thënë se me çmimet e shërbimeve, bankat komerciale kanë përfitime të mëdha. Burimi i parë i përfitimeve, sipas tij, janë të ardhurat që bankat i realizojnë nga kamatat e larta të kredive, kurse 30 për qind e fitimit të bankave rrjedh nga shërbimet tjera.

“Në këtë rast nëse analizohet territori dhe numri i banorëve dhe kapitali i angazhuar në vend, del se bankat komerciale në Kosovë në krahasim më shtete e rajonit, kanë profite më të larta”.

“Problemi qëndron po ashtu edhe në mos arsimimin financiar të qytetarëve, që, shpesh herë për shkak të mos njohurive, paguajnë çmime shumë të larta të këtyre shërbimeve elektronike”, ka thënë Bektashi për Radion Evropa e Lirë.

Ndryshe, në vitin 2015, profiti i realizuar i bankave ka arritur në 61.3 milionë euro, që paraqet një rritje vjetore prej 22.1 për qind.

Në kuadër të te hyrave, sipas Bankës Qendrore të Republikës se Kosovës, të hyrat nga interesi i kamatave të kredive kaba shënuar rënie, ndërsa, të hyrat nga tarifat dhe komisionet shënuan rritje vjetore prej 2.0 për qind.

Edhe Milazim Abazi, ekspertë për këtë fushë, thotë se bankat duhet që të që të koncentrohen që të gjitha transferët të realizohen për mes kanaleve bankare dhe jo të largojnë klientët nga bankat.

”Është interes i Kosovës dhe i qytetarëve të saj, se çdo transaksion financiar bankar, monetar të realizojnë përmes bankave, në mënyrë që t’i ikin parave në dorë më dorë. Por, për të ndodhur kjo bankat duhet t’i ulin çmimet, kurse bankat do të përfitonin nga rritja e numrit të transaksioneve”, shprehet Abazi për Radion Evropa e Lirë.

Në disa degë të bankave komerciale në Kosovë nuk ka mundësi as një shërbim të përfundojë në sportele, vetëm në bankomat.

Kjo ka bërë që të shkurtohet apo zvogëlohet dukshëm numri i punëtorëve, në sektorin bankar, thotë Mejdi Bektashit, duke shtuar se në këtë mënyrë përfitimet e bankave janë të mëdha, pasi nuk kanë nevojë të paguajnë punëtorë.

“Bankat për të rritur sigurinë e tyre ndaj klientëve, por në anën tjetër për të rritur profitet e tyre duke zvogëluar numrin e të punësuarve, thuajse se të gjitha shërbimet e tyre, po i ofrojnë në formë elektronike.”

“Është një tendencë që po ndodh edhe në shtet e rajonit, por në Kosovë çmimet e këtyre shërbimeve janë shumë më të larta se në shtetet e rajonit”, tha Bektashi.

Për të tërhequr mjete apo marrë pagën në sportelet brenda bankave duhet të paguash 1.50 euro. Për të paguar ndonjë faturë të nevojshme, tarifat fillojnë nga dy euro deri në pesë euro në disa banka, nëse nuk je klient i atij institucioni.

Por, edhe për të marrë gjendjen e llogarisë rrjedhëse është obligim të paguhet 2.50 euro. (REL)

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje