Bota & Rajoni

Gjykata “rrëzon” PS-në: Zgjedhjet në Dibër do mbahen në datën e dekretuar nga Nishani

09.08.2016 13:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Gjykata “rrëzon” PS-në: Zgjedhjet në Dibër do mbahen në datën e dekretuar nga Nishani

Zgjedhjet për kryetarin e ri të Bashkisë në Dibër do të mbahen më 11 shtator, dhe kjo datë nuk do të ndryshojë pavarësisht kërkesës së Partisë Socialiste për të qenë më larg kësaj dite.
Gjykata Administrative mori këtë të hënë vendimin për ta rrëzuar kërkesën e PS-së, sipas të cilës dekreti i Presidentit Bujar Nishani për datën e zgjedhjeve në Bashkinë e Dibrës duhej të rrëzohej.

Me rrëzimin e kërkesës, dekreti mbetet në fuqi dhe data e zgjedhjeve të pjesshme lokale në Bashkinë e Dibrës është 11 shtatori.

Socialistët pretenduan shkeljen e Kodit Zgjedhor nga kreu i shtetit me argumentin se duhej të kishte pritur që vendimi i Gjykata Kushtetuese që linte në fuqi shkarkimin e Shukri Xhelilit si kryebashkiak i Dibrës, të zbardhej në Fletoren Zyrtare.

Vetë presidenti Nishani argumentoi se dekreti nuk ka asnjë shkelje, pasi data e zgjedhjeve ishte përcaktuar nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

Kushtetuesja la në fuqi vendimin e Qeverisë që e shkarkoi atë nga detyra menjëherë pas daljes së videoskandalit seksual ku Shukri Xhelili kërkonte të kryente marrëdhënie seksuale me një vajzë 20-vjeçare për t’i siguruar më tej një vend pune në bashki.

/Gazeta Express/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

BE-ja e shqetësuar për praninë e Radoiçiçit në tubimin e SNS-së, kërkon drejtësi për Banjskën

Protestuesit rikthehen para Ministrisë së Arsimit, qëllojnë me gurë dhe kapsollë efektivët e policisë

Aktgjykimi i Speciales e rikthen debatin për anëtarësim në KiE, por s’i mund të ndodhë kjo?

Balla paralajmëron ndryshimet kushtetuese në Shqipëri: Të ulim numrin e deputetëve nga 140 në 101

Komisioni shpall thirrjen për dy gjyqtarë të rinj të Kushtetueses

Konjufca në Varshavë: Integrimi i Kosovës, pjesë e forcimit të sigurisë së vetë Evropës

Hoti në mbrojtje të Mehmetajt pas kanosjes nga Geci

Lladrovci për Thaçin: Ai e do Kosovën më shumë se veten

Haxhiu pret Auditoren e Përgjithshme, kërkon llogaridhënie për paranë publike

AGK-ja dënon kanosjen ndaj Lirim Mehmetajt

Gjini takon senatorët amerikanë: Integrimi i Kosovës në NATO, garanci për stabilitetin

Mali i Zi mbyll edhe 3 kapituj me BE-në, Kos: Sot, do të mbyllim një kapitull me Shqipërinë

Kurti nuk flet për kritikat e ndërkombëtarëve ndaj Ligjit për Specialen

Abdixhiku takon senatorët amerikanë, thekson nevojën për rikthimin e Dialogut Strategjik

Në Komisionin për Punë të Jashtme, PDK kërkon strategji institucionale për çështjen e Hagës

Reagon familja Geci: Ganiu shkoi vullnetarisht në Polici, pas intervistimit “do t’u përgjigjet mediave për shpifjet e tyre”