Forcat speciale serbe nisen për në Shkup

E publikuar: 09/08/2016 10:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministria e Brendshme e Serbisë ka thënë se sot ka dërguar ndihmë për Maqedonisë në mekanizim dhe njerëz për të sanuar pasojat e përmbytjeve të shkaktuara nga moti i stuhishëm që goditi Shkupin të shtunën pasdite.
Siç theksohet në komunikatë, rreth 20 pjesëtarë të njësive zjarrfikës-shpëtimit të policisë serbe kanë nisur për në Maqedoni për të ndihmuar qytetarët, transmeton TetovaSot.

Në rrugën për në Maqedoni ata janë nisur me automjete terreni dhe kamionë me pajisjet e nevojshme dhe pompa, si dhe njëzet pjesëtarë të zjarrfikëseve dhe njësive të shpëtim në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë.