Bota & Rajoni

Media greke: Erdogan nis gjuetinë e tradhtarëve në Kosovë e Shqipëri

07.08.2016 20:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Media greke: Erdogan nis gjuetinë e tradhtarëve në Kosovë e Shqipëri

​Recep Tayyip Erdogan ka nisur gjuetinë e tradhtarëve në Kosovë e Shqipëri, shkruan e përditshmja e madhe greke “Kathimierini”.

“Presidenti turk e ka nisur tashmë valën e presionit ndaj qeverive të Ballkanit për arrestimin dhe dorëzimin e personave të afërt me armikun e tij Fethullah Gylen, por edhe gazetarëve që guxojnë ta kritikojnë.

Çmontimi i këtij rrjeti terrorist, siç e quan Erdogan, shtrihet kryesisht në Shqipëri, Maqedoni, Kosovë dhe Bosnjë Hercegovinë, vende me shumicë myslimane.

Lideri turk ka dorëzuar listat e shërbimeve inteligjente me të gjithë emrat e të akuzuarve, të cilët janë persona edhe në nivelet më të larta qeverisëse të vendit, përfshirë ministra”, shkruan “Kathimerini”, duke cituar edhe notën verbale të ambasadës turke në Prishtinë për rastin e gazetarit Berat Buzhala.

Por ata sqarojnë se ministria e Jashtme e Kosovës e ka hedhur poshtë si të papranueshme kërkesën e ambasadës turke.

“Vitin e shkuar, gjatë vizitës në Tiranë, Erdogani i kërkoi qeverisë shqiptare publikisht që të mbyllte shkollat private të Gylenit, nga ato fillore deri tek universitetet, duke provokuar reagime të ashpra të intelektualëve dhe medieve shqiptare për të ushtruar presion mbi kryeministrin Rama që ai të mos e quante një partner strategjik Turqinë, transmeton 360grade.al.

Por duke qenë se Rama nuk ia plotësoi kërkesën, tani Erdogani ka rinisur akoma një sulm më të ashpër, duke mos e bërë këtë kërkesë vetëm për Shqipërinë, por edhe në vend të tjera si Madeqoni, Kosovë, Bosnjë e deri në Bullgari, ku pas pak ditësh ministri i Jashtëm i Turqisë pritet të vizitojë Sofjen për të dorëzuar edhe atje listën e ‘tradhtarëve’ dhe ‘terroristëve’”, përfundon “Kathimerini”.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


BE-ja e shqetësuar për praninë e Radoiçiçit në tubimin e SNS-së, kërkon drejtësi për Banjskën

BE-ja e shqetësuar për praninë e Radoiçiçit në tubimin e SNS-së, kërkon drejtësi për Banjskën

Protestuesit rikthehen para Ministrisë së Arsimit, qëllojnë me gurë dhe kapsollë efektivët e policisë

Protestuesit rikthehen para Ministrisë së Arsimit, qëllojnë me gurë dhe kapsollë efektivët e policisë

Aktgjykimi i Speciales e rikthen debatin për anëtarësim në KiE, por s’i mund të ndodhë kjo?

Aktgjykimi i Speciales e rikthen debatin për anëtarësim në KiE, por s’i mund të ndodhë kjo?

Balla paralajmëron ndryshimet kushtetuese në Shqipëri: Të ulim numrin e deputetëve nga 140 në 101

Balla paralajmëron ndryshimet kushtetuese në Shqipëri: Të ulim numrin e deputetëve nga 140 në 101

Komisioni shpall thirrjen për dy gjyqtarë të rinj të Kushtetueses

Komisioni shpall thirrjen për dy gjyqtarë të rinj të Kushtetueses

Konjufca në Varshavë: Integrimi i Kosovës, pjesë e forcimit të sigurisë së vetë Evropës

Konjufca në Varshavë: Integrimi i Kosovës, pjesë e forcimit të sigurisë së vetë Evropës

Hoti në mbrojtje të Mehmetajt pas kanosjes nga Geci

Hoti në mbrojtje të Mehmetajt pas kanosjes nga Geci

Lladrovci për Thaçin: Ai e do Kosovën më shumë se veten

Lladrovci për Thaçin: Ai e do Kosovën më shumë se veten

Haxhiu pret Auditoren e Përgjithshme, kërkon llogaridhënie për paranë publike

Haxhiu pret Auditoren e Përgjithshme, kërkon llogaridhënie për paranë publike

AGK-ja dënon kanosjen ndaj Lirim Mehmetajt

AGK-ja dënon kanosjen ndaj Lirim Mehmetajt

Gjini takon senatorët amerikanë: Integrimi i Kosovës në NATO, garanci për stabilitetin

Gjini takon senatorët amerikanë: Integrimi i Kosovës në NATO, garanci për stabilitetin

Mali i Zi mbyll edhe 3 kapituj me BE-në, Kos: Sot, do të mbyllim një kapitull me Shqipërinë

Mali i Zi mbyll edhe 3 kapituj me BE-në, Kos: Sot, do të mbyllim një kapitull me Shqipërinë

Kurti nuk flet për kritikat e ndërkombëtarëve ndaj Ligjit për Specialen

Kurti nuk flet për kritikat e ndërkombëtarëve ndaj Ligjit për Specialen

Abdixhiku takon senatorët amerikanë, thekson nevojën për rikthimin e Dialogut Strategjik

Abdixhiku takon senatorët amerikanë, thekson nevojën për rikthimin e Dialogut Strategjik

Në Komisionin për Punë të Jashtme, PDK kërkon strategji institucionale për çështjen e Hagës

Në Komisionin për Punë të Jashtme, PDK kërkon strategji institucionale për çështjen e Hagës

Reagon familja Geci: Ganiu shkoi vullnetarisht në Polici, pas intervistimit “do t’u përgjigjet mediave për shpifjet e tyre”

Reagon familja Geci: Ganiu shkoi vullnetarisht në Polici, pas intervistimit “do t’u përgjigjet mediave për shpifjet e tyre”