Mund të konsiderohet mrekulli ajo që i ka ndodhur një shtetasi amerikan.
Makina me të cilën udhëtonte në Florida ka kryer disa rrotullime, si dhe ka shpërthyer në flakë. Përplasja ishte e fortë, pasi makina u shkatërrua thuajse plotësisht.
Megjithatë, personi brenda tij u nxor i gjallë dhe u transportua me helikopter për në spital.
Ndërhyrja e banorëve aty pranë ishte e menjëhershme, të cilët shuan flakët dhe lëvizën makinën e kthyer përmbys. Videoja e aksidentit u publikua të premten e shkuar.
“Disa erdhën me aparate kundër zjarrit për ta shuar atë. Ne u afruam dhe e nxorëm djaloshin që po rrezikonte të digjej i gjallë”, tha Jarrod Winfield, njëri nga dëshmitarët.


https://youtu.be/MC51X9h1Fi0


















