The Washington Post ka goditur Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajjip Erdogan me një shkrim të bordit editorial. Lexo në Express të plotë këtë shkrim
Nga Bordi i Editorial i The Washington Post
Erdogan i Turqisë organizon grushtin e tij politik
Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajjip Erdogan, grushtit të shtetit të dështuar të ushtarakëve u është kundërpërgjigjur me një grusht shteti politik të organizuar nga vetë ai. Që nga fundjava e kaluar, dhjetëra mijëra turq janë arrestuar ose pushuar nga puna: jo vetëm oficerët dhe ushtarakët e përfshirë në kryengritje, por edhe mësuesit, akademikët dhe profesorët e universiteteve, gjyqtarët dhe mijëra nëpunës civilë. Në vend është shpallur gjendja e jashtëzakonshme; qindra shkolla janë mbyllur; dhjetra gazetarëve u janë revokuar kredencialet e tyre. Sipas monituruesve turq të spastrime, në shënjestër të këtyre spastrimeve nuk janë vetëm mbështetësit e liderit mysliman, i cili jeton në mërgim, dhe të cilin zoti Erdogan e fajëson për organizimin e grushtit të shtetit, por çdokush tjetër i dyshuar si kundërshtar dhe jo mbështetës i qeverisë së tij, përfshirë dhe pjesëtarët e grupeve minoritare dhe liberalët laikë.
Zoti Erdogan, i cili e cilësoi puçin e dështuar një “dhuratë nga Zoti”, dhe jo vetëm që po punon për të konsoliduar akoma më shumë atë që tashmë është shndërruar në një regjim totalitar. Ai gjithashtu po përpiqet që të detyrojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aleatin e Turqisë në NATO, që të ndihmojë dshtypjen e tij – veçanërisht duke dorëzuar edhe organizatorin e dyshuar të grushtit të shtetit, klerikun me bazë në Pensilvani, Fethullah Gylen. Administrata e Presidentit Obama ka mbajtur një qëndrim të drejtë ndaj kërkesave të tij – dhe ajo duhet të vazhdojë të mbajë të njëjtin qëndrim, edhe nëse kjo do të çonte në një prishje të bashkpunimit me Turqinë në luftën kundër Shtetit Islamik.
Zoti Gylen drejton një lëvizje paqësore, edhe pse e fshehtë, një lëvizje islamike që operon përmes shkollave në Turqi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shumë vende të tjera të botës. Për vite me rradhë, ndjekësit e tij në policinë dhe gjyqësorin turk ishin aleatë me partinë islamike të zotit Erdogan – ironikisht, të dy kanë bashkëpunuar për pastrimin nga rradhët e ushtrisë turke të zyrtarëve të dyshuar për komplotet e grushtit shtetit. Por, të dy u përplasen në fund të vitit 2013, kur qeveria ndërmori një nisëm për mbylljen e disa prej shkollave të gulenistëve dhe prokurorë të dyshuar si simpatizantë gulenistë publikuan disa megaskandale të korrupsioni kundër qeverisë.
Zoti Erdogan që pas këtij rasti ka ndërmarrë një sërë spastrimesh nga rradhët e policisë, gjyqësorit dhe medias për të eleminuar ndjekësit e Zotit Gulen dhe nuk është aspak e habitshme se pse do të fajësonte pikërisht rivalin e tij për organizimin e grushtit të shtetit. Por, ajo që ai nuk fakton janë pikërsht evidencat dhe faktet se si një 75-vjeçar që jeton i mbyllur në një kompleks të largët në Poconos, në një farë mënyre orkestroi një kryengritje ushtarake në të gjithë Turqinë. Ministri i Jashtëm i zotit Erdogan, z. Çavusoglu, tha për Post të martën se nuk kishte nevojë për prova. “Ata duhet të kuptojnë, nuk kanë nevojë për ndonjë prove”, tha zoti Çavusoglu për administratën Obama.
Në fakt, ata kanë nevojë për prova. Edhe pse Shtetet e Bashkuara kanë një marrëveshje ekstradimi me Turqinë, zoti Gulen nuk mund të arrestohet ose të kthehet në vendin e tij deri në momentin kur Turqia të bindi Departamentit të Drejtësisë dhe gjykatat federale, që ai mund të ketë kryer një krim. (Për dijeni, zoti Gylen ka mohuar çdo përfshirje në grushtit të shtetit). Me fjalë të tjera, ai nuk mund të trajtohet si kundërshtarët e tjerë të z. Erdogan në Turqi dhe të procedohet pa një proces të rregullt ligjor.
Presidenti Obama është përpjekur t’ia shpjegojë këtë z. Erdogan gjatë një bisede telefonike të martën. Sipas zëdhënësit Josh Earnest, zoti Obama i tha z. Erdogan se “Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk mbështesin individët që komplotuan për të përmbysur qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike”, por gjithashtu i tha se “Shtetet e Bashkuara janë për shtetin e së drejtës dhe sundimin e ligjit”. Nuk do të jetë aspak suprizues fakti nëse z. Erdogan nuk do ta pranojë këtë përgjigje, ose nëse ai do të përpiqet që të përdorë marrëdhëniet ushtarake të Turqisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës – përfshirë edhe përdorimin nga SHBA-të të bazës ajrore të Inçirlik për bombardimin e objektivave të Shtetit Islamik – si presion ndaj tyre. Pra, z. Erdogan duhet të kuptojë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk mund të detyrohen që të jenë bashkëfajëtorë në konsolidimin e diktaturës së tij. /GazetaExpress/