Partia Demokratike ka pranuar më në fund draftin e ri të ambasadorëve të huaj, të propozuar pas dështimit të marrëveshjes së arritur ditën e djeshme, ndërsa tashmë mbetet që ky draft t’i kalojë komisionit të posaçëm të reformës në drejtësi, e më pas të dërgohet në seancën e Kuvendit për miratim.
Marrëveshja e re është arritur pas orësh të gjata negociatash mes kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në Kryesinë e Kuvendit, së bashku me ambasadorët e SHBA-ve dhe BE-së, Lu dhe Vlahutin.