Bota & Rajoni

Marrëveshja e arritur politike e pazbatueshme pa pajtimin e liderëve

21.07.2016 18:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Marrëveshja e arritur politike e pazbatueshme pa pajtimin e liderëve

Njohës të çështjeve politike në Maqedoni janë shprehur skeptik sa i përket realizimit të marrëveshjes së arritur mes përfaqësuesve të katër partive politike për nxjerrjen e vendit nga kriza politike.

Marrëveshja e arritur mes përfaqësuesve të partive parasheh modalitetet e pastrimit të listës zgjedhore, reformat në media si dhe definimin e kompetencave të Ministrit të Punëve të Brendshme duke lënë hapësirën që përfaqësuesit e katër partive politike sërish të mblidhen 31 gusht për të vlerësuar sa është realizuar marrëveshja në fjalë dhe varësisht nga vlerësimi të caktohet datë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

“Asnjë nga këto segmente nuk mund të konsiderohet kredibil në kuptimin e saj si ishte ideja në fillim për zgjidhjen e çështjeve të hapura, qoftë lista zgjedhore, apo reformat në media që tani në formë legale krijohet mundësi të korruptohen ose stimulohen të punojnë për pushtetin, apo ajo si është rregulluar çështja e ministrit për punë të brendshme dhe disa segmente të tjera nuk janë zgjidhur ashtu siç është dashur konform realitetit”.

“Kjo ndodh për faktin se pushteti i cili është zënë në ushtrimin e krimit të organizuar tani merr pjesë në tryezën e bisedimeve si partner i barabartë. Në çdo shtet normal do të duhej të jepnin dorëheqje udhëheqësit shtetëror të cilët janë të dyshuar ose për të cilët ka indikacione se janë të përfshirë në krim të organizuar me qëllim që organeve të pavarura tu mundësohet të ndërmarrin masa e duhura, kurse tek ne në Maqedoni jo vetëm se ata nuk dhanë dorëheqje po pengojnë dhe punën e Prokurorisë Speciale Publike”, nënvizon Mersim Bilalli analist politik.

Ndërkohë, Alajdin Demiri njohës i çështjeve politike, thotë se marrëveshja e kumtuar nga ana përfaqësuesit e partive politike është në funksion vetëm të krijimit të klimës pozitive për zgjidhjen e krizës, por siç nënvizon ai, akoma shumë larg është arritja e një marrëveshjeje e cila do t’i hapte rrugë organizimit të zgjedhjeve të besueshme nga të gjitha palët me këtë dhe tejkalimin e krizës politike.

“Fakti se liderët e partive politike e nënçmuan këtë marrëveshje duke i dërguar “çirakët’, njerëzit sekondarë të partive të tyre, tregon se liderët mbajnë një distancë ndaj marrëveshjes. Në këtë rast mund të them se është krijuar vetëm një klimë, e cila nuk sqaroi asgjë se për çka janë marrë vesh përfaqësuesit e katërpartive politike”, vlerëson Alajdin Demiri.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoni, Jess Baily, sot e ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes mes partive përmes së cilës synohet të nxirret Maqedonia nga kriza politike.

Ambasadori amerikan në Shkup Jess Baily në profilin e tij në Twitter ka shkruar “Urime për Maqedoninë për marrëveshjen e 20 korrikut – mundësi për demokracinë”, duke bashkangjitur edhe marrëveshjen e arritur mes katër përfaqësuesve të katër partive kryesore në Maqedoni./rel/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


BE-ja e shqetësuar për praninë e Radoiçiçit në tubimin e SNS-së, kërkon drejtësi për Banjskën

BE-ja e shqetësuar për praninë e Radoiçiçit në tubimin e SNS-së, kërkon drejtësi për Banjskën

Protestuesit rikthehen para Ministrisë së Arsimit, qëllojnë me gurë dhe kapsollë efektivët e policisë

Protestuesit rikthehen para Ministrisë së Arsimit, qëllojnë me gurë dhe kapsollë efektivët e policisë

Aktgjykimi i Speciales e rikthen debatin për anëtarësim në KiE, por s’i mund të ndodhë kjo?

Aktgjykimi i Speciales e rikthen debatin për anëtarësim në KiE, por s’i mund të ndodhë kjo?

Balla paralajmëron ndryshimet kushtetuese në Shqipëri: Të ulim numrin e deputetëve nga 140 në 101

Balla paralajmëron ndryshimet kushtetuese në Shqipëri: Të ulim numrin e deputetëve nga 140 në 101

Komisioni shpall thirrjen për dy gjyqtarë të rinj të Kushtetueses

Komisioni shpall thirrjen për dy gjyqtarë të rinj të Kushtetueses

Konjufca në Varshavë: Integrimi i Kosovës, pjesë e forcimit të sigurisë së vetë Evropës

Konjufca në Varshavë: Integrimi i Kosovës, pjesë e forcimit të sigurisë së vetë Evropës

Hoti në mbrojtje të Mehmetajt pas kanosjes nga Geci

Hoti në mbrojtje të Mehmetajt pas kanosjes nga Geci

Lladrovci për Thaçin: Ai e do Kosovën më shumë se veten

Lladrovci për Thaçin: Ai e do Kosovën më shumë se veten

Haxhiu pret Auditoren e Përgjithshme, kërkon llogaridhënie për paranë publike

Haxhiu pret Auditoren e Përgjithshme, kërkon llogaridhënie për paranë publike

AGK-ja dënon kanosjen ndaj Lirim Mehmetajt

AGK-ja dënon kanosjen ndaj Lirim Mehmetajt

Gjini takon senatorët amerikanë: Integrimi i Kosovës në NATO, garanci për stabilitetin

Gjini takon senatorët amerikanë: Integrimi i Kosovës në NATO, garanci për stabilitetin

Mali i Zi mbyll edhe 3 kapituj me BE-në, Kos: Sot, do të mbyllim një kapitull me Shqipërinë

Mali i Zi mbyll edhe 3 kapituj me BE-në, Kos: Sot, do të mbyllim një kapitull me Shqipërinë

Kurti nuk flet për kritikat e ndërkombëtarëve ndaj Ligjit për Specialen

Kurti nuk flet për kritikat e ndërkombëtarëve ndaj Ligjit për Specialen

Abdixhiku takon senatorët amerikanë, thekson nevojën për rikthimin e Dialogut Strategjik

Abdixhiku takon senatorët amerikanë, thekson nevojën për rikthimin e Dialogut Strategjik

Në Komisionin për Punë të Jashtme, PDK kërkon strategji institucionale për çështjen e Hagës

Në Komisionin për Punë të Jashtme, PDK kërkon strategji institucionale për çështjen e Hagës

Reagon familja Geci: Ganiu shkoi vullnetarisht në Polici, pas intervistimit “do t’u përgjigjet mediave për shpifjet e tyre”

Reagon familja Geci: Ganiu shkoi vullnetarisht në Polici, pas intervistimit “do t’u përgjigjet mediave për shpifjet e tyre”