Kryesore

OKB: Turqia të mos e kthejë dënimin me vdekje

19.07.2016 16:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
OKB: Turqia të mos e kthejë dënimin me vdekje

Komisioneri për të drejtat e njeriut në Kombet e Bashkuara iu ka bërë thirrje autoriteteve turke që t’i përmbahen sundimit të ligjit në masat e ndërmarra ndaj autorëve të dyshuar të grusht shtetit të dështuar të 15 korrikut.

Ai gjithashtu është shprehur i shqetësuar për mundësinë që në këtë vend të rikthehet dënimi me vdekje.

Në një komunikatë të dërguar mediave më 19 korrik, Komisioneri i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Zeid Ra’ad Al Hussein, gjithashtu ka thënë se vëzhguesit e pavarur duhet ta vizitojnë vendin ku mbahen të paraburgosur të dyshuarit për të verifikuar kushtet në të cilat mbahen ata si dhe për tu siguruar nëse ata po kanë qasje në avokat dhe kontakte me familjet e tyre.

Të drejtat e njeriut nuk duhet “shtypur në emër të sigurisë dhe me dëshirën që të nxitohet ndëshkimi ndaj atyre që mendohen se janë përgjegjës (për grusht shtetin)”, ka thënë Zeid.

Ai ka nënvizuar se “rikthimi i dënimit me vdekje do të ishte shkelje që Turqia do iu bënte obligimeve të saj nën ligjin ndërkombëtar për të drejtat e njeriut – një hap ky në drejtim të gabuar”.

Komunikata është bërë në kohën kur kryeministri Binali Yildirim është zotuar se Ankaraja do respektojë sundimin e ligjit ndërsa ka folur edhe kundër “ndjenjes së hakmarrjes” në vend pas dështimit të grusht shtetit.

Autoritetet turke kanë arrestuar më shumë se 7500 persona dhe kanë larguar nga puna mijëra të tjerë, përfshirë edhe zyrtarë gjykate, figura ushtarake dhe guvernatorë nga postet e tyre pas dështimit të grusht shtetit.

Mbi 200 persona janë vrarë gjatë përpjekjes për grusht shtet.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Gazetari kroat për ushtarët serbë në Prishtinë: Të çarmatosur e nën shoqërimin e NATO-s, siç i ka hije një ushtrie të mundur

Kosova humbi disa miliona të BE-së, Kurti thotë se tash me institucione të plota Plani i Rritjes do të implementohet me shpejtësi

Samiti i Tiranës, Kurti: Serbia po bllokon interkoneksionin elektrik Kosovë–Serbi, BE-ja të ndërhyjë

Kosovën e pret mot i ftohtë në fundjavë, parashihen reshje shiu dhe bore

Kos paralajmëron anëtarësimin e Shqipërisë në BE deri në 2030, Rama: Duam maksimumin e detyrave

Kuvendi Komunal i Prishtinës miraton ndihmën financiare për personat me autizëm dhe sindromën Down

Presidentja kosovare – homologes sllovene: Anëtarësimi i Kosovës në NATO mbetet prioritet strategjik

Kurti: Kosova e meriton statusin e kandidatit për BE, tani është urgjente

Picula nuk sheh shpresë për ndryshim në Serbi: Beogradi vazhdon me narrativën e viteve 90-ta

Çitaku: Thaçi ishte komandant suprem kur FSK-ja mori mandatin e ushtrisë

Shiroka Pula: Integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor s`mund të jetë selektiv, Kosova kërkon barazi dhe trajtim të drejtë

Maqedonci: Gati 500 milionë euro investime në armatim dhe pajisje për FSK-në, kemi përmbyllur rekrutimin e planifikuar deri më 2028

Marta Kos publikon shifrat: Shqipëria dhe Mali i Zi përfitojnë miliona euro nga Plani i Rritjes

Marta Kos mesazh nga Tirana: Në Kosovë i dashur Albin, do flasim sesi të fitoni më shumë fonde nga BE

“E kam humb edhe vëllain, Enverin”, Haradinaj flet për vrasjet e pasluftës: U vranë shqiptarë të pafajshëm

Martens e nënçmon keq Vuçiqin: Kështu si janë gjërat, Studentët e mposhtin me një bisht fshese si kandidat për president