Një kamion është future me shpejtësi në turmën e qytetarëve që festonin Ditën Kombëtare të Francës.
Raportohet se ka pasur të shtëna mes policisë dhe drejtuesit të kamionit, që sipas medieve lokale është vrarë.
Sipas raportimeve të fundit, ka shkuar në 60 numri i të vdekurve nga sulmi i fundit në Nice të Francës.
Një kamion me shpejtësi ka hyrë në turmën e qytetarëve që po festonin për Ditën Kombëtare të Francës duke lënë dhjetëra të vdekur e qindra të lënduar.
Sipas i-Tele TV, prokurori ka njoftuar se ka shkuar në 60 numri i të vdekurve.
Më poshtë mund të shihni fotografi nga ngjarja dhe video, të cilat janë me pamje të rënda.