Këto vetura janë parë para një përfaqësie për shitjen e veturave në Kinë, e cila tashmë është e mbyllur të mbyllur.
Gjashtë vetura të modifikuara nga Brabus të gjeneratës së parafundit të W221 Mercedes-Benz S-Class janë parë të braktisura para një përfaqësie për shitjen e veturave në Kinë, transmeton Express.
Pesë nga këto super-vetura janë Brabus 50S 4M me motor V8 dhe një Brabus 60S me motor V12.
Sipas Carnewschina, reklama para kësaj përfaqësie shkruan se ata shesin vetura të “importit paralel”, që do të thotë se këto vetura janë sjell jashtë kanaleve zyrtare.
Veturat e importuara në këtë mënyrë në disa raste mund të regjistrohen, por këta Brabus që vlera e tyre shkon në 2,000,000 USD. Pra pamundësia për t’i regjistruar ka bërë që këto super-vetura të braktisen.