Bota & Rajoni

Nuland: Maqedonisë i duhet gjykatë speciale për lëndët e PSP-së për pushtetarët

11.07.2016 16:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Nuland: Maqedonisë i duhet gjykatë speciale për lëndët e PSP-së për pushtetarët

Ndihmës-sekretarja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Viktoria Nuland deklaroi se gjatë ditëve në vijim do të zhvillohet dialog i vërtetë politik për daljen e vendit nga kriza. Pas takimeve intensive me krerët politikë, ajo shfaqi optimizëm se megjithatë katër forcat politike mund të arrijnë në një marrëveshje dhe t’i japin fund krizës në vend. Përkushtimi i SHBA-ve për të asistuar në këto procese të rëndësishme ngelet i njëjtë, – garantoi Nuland, e cila tha se po e linte Shkupin e inkurajuar.
Për dallim nga partitë politike nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos, Nuland ka konfirmuar se në bisedime po flitet se si të zgjerohet me struktura shtesë Prokuroria Speciale Publike, edhe pse nuk zbuloi detaje.

“Ne përkrahim punën e Prokurorisë Speciale Publike. Sa i përket strukturës së saj shtesë, ka disa ide që janë ofruar, më e rëndësishme është që sistemi të jetë llogaridhënës dhe efektiv”, tha Nuland.

Sipas saj, dukshëm ka pasur një progres të caktuar na aplikimin e Marrëveshjes së Përzhinos. Ajo tha se tani është koha të ndërmerren hapa konkretë për ta vënë Maqedoninë në binar drejt zgjedhjeve të lira dhe fer.

“Partitë më të mëdha kanë diskutuar për zgjedhje disa here para se të vija unë. Sot u takova me katër partitë dhe po iki nga Shkupi e inkurajuar nga ajo çka dëgjova. Ditët në vijim ne shpresojmë se ekipet negociuese do të pajtohen me idetë që janë në tavolinë dhe t’i hapin rrugë zgjedhjeve. Do të duhet vullnet, unë pash vullnet në takimet e sotme me to. Gjithsesi ambasadori Bejli dhe ekipi ynë do të vazhdojnë punën për të pajtuar palët drejt një marrëveshjeje, sa më shpejt që mundet”, deklaroi Nuland.

Përveç shpejtimit të procesit drejt zgjedhjeve fer dhe demokratike Nulan foli për nevojën dhe rëndësinë e forcimit të drejtësisë dhe sundimit të ligjit në Maqedoni. Me ç’rast theks të veçantë vuri mbi Prokurorinë Speciale Publike.

“Qëllimi im i dytë është të ndihmoj dhe mbështes procesin e forcimit të drejtësisë dhe sundimin të ligjit, në Maqedoni. Pata rastin të flas me pjesëtarë të sektorit civil, aktivistë dhe gazetarë, për t’i inkurajuar për punën që po e bëjnë. Pata rastin ta takoj edhe zonjën Janeva dhe ekipin e saj. Puna e saj është tejet e rëndësishme për ta sjellë sundimin e ligjit- diçka që është e rëndësishme nëse Maqedonia tenton të bëhet pjesë e BE-së”, përfundoi Nuland.

Prokuroria Speciale Publike gjatë punës së saj ka hasur në shumë obstruksione. Gjykatat nuk kanë përfillur kërkesat e PSP-së për persona, kryesisht nga strukturat e pushtetit, që kjo e fundit i ka shpallur si të dyshuar për vepra penale. Një tentim për ta penguar punën e PSP-së provoi edhe presidenti i shtetit Gjorge Ivanov, me faljet për të gjithë që janë nën hetime për korruspion, keqpërdorime dhe krime të tjera, por pa sukses.

TEMAT:MAQEDONINULANDKRIZA

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


BE-ja e shqetësuar për praninë e Radoiçiçit në tubimin e SNS-së, kërkon drejtësi për Banjskën

BE-ja e shqetësuar për praninë e Radoiçiçit në tubimin e SNS-së, kërkon drejtësi për Banjskën

Protestuesit rikthehen para Ministrisë së Arsimit, qëllojnë me gurë dhe kapsollë efektivët e policisë

Protestuesit rikthehen para Ministrisë së Arsimit, qëllojnë me gurë dhe kapsollë efektivët e policisë

Aktgjykimi i Speciales e rikthen debatin për anëtarësim në KiE, por s’i mund të ndodhë kjo?

Aktgjykimi i Speciales e rikthen debatin për anëtarësim në KiE, por s’i mund të ndodhë kjo?

Balla paralajmëron ndryshimet kushtetuese në Shqipëri: Të ulim numrin e deputetëve nga 140 në 101

Balla paralajmëron ndryshimet kushtetuese në Shqipëri: Të ulim numrin e deputetëve nga 140 në 101

Komisioni shpall thirrjen për dy gjyqtarë të rinj të Kushtetueses

Komisioni shpall thirrjen për dy gjyqtarë të rinj të Kushtetueses

Konjufca në Varshavë: Integrimi i Kosovës, pjesë e forcimit të sigurisë së vetë Evropës

Konjufca në Varshavë: Integrimi i Kosovës, pjesë e forcimit të sigurisë së vetë Evropës

Hoti në mbrojtje të Mehmetajt pas kanosjes nga Geci

Hoti në mbrojtje të Mehmetajt pas kanosjes nga Geci

Lladrovci për Thaçin: Ai e do Kosovën më shumë se veten

Lladrovci për Thaçin: Ai e do Kosovën më shumë se veten

Haxhiu pret Auditoren e Përgjithshme, kërkon llogaridhënie për paranë publike

Haxhiu pret Auditoren e Përgjithshme, kërkon llogaridhënie për paranë publike

AGK-ja dënon kanosjen ndaj Lirim Mehmetajt

AGK-ja dënon kanosjen ndaj Lirim Mehmetajt

Gjini takon senatorët amerikanë: Integrimi i Kosovës në NATO, garanci për stabilitetin

Gjini takon senatorët amerikanë: Integrimi i Kosovës në NATO, garanci për stabilitetin

Mali i Zi mbyll edhe 3 kapituj me BE-në, Kos: Sot, do të mbyllim një kapitull me Shqipërinë

Mali i Zi mbyll edhe 3 kapituj me BE-në, Kos: Sot, do të mbyllim një kapitull me Shqipërinë

Kurti nuk flet për kritikat e ndërkombëtarëve ndaj Ligjit për Specialen

Kurti nuk flet për kritikat e ndërkombëtarëve ndaj Ligjit për Specialen

Abdixhiku takon senatorët amerikanë, thekson nevojën për rikthimin e Dialogut Strategjik

Abdixhiku takon senatorët amerikanë, thekson nevojën për rikthimin e Dialogut Strategjik

Në Komisionin për Punë të Jashtme, PDK kërkon strategji institucionale për çështjen e Hagës

Në Komisionin për Punë të Jashtme, PDK kërkon strategji institucionale për çështjen e Hagës

Reagon familja Geci: Ganiu shkoi vullnetarisht në Polici, pas intervistimit “do t’u përgjigjet mediave për shpifjet e tyre”

Reagon familja Geci: Ganiu shkoi vullnetarisht në Polici, pas intervistimit “do t’u përgjigjet mediave për shpifjet e tyre”