Ekonomi

“Apetitit” i asgjësohet mish pule me afat të skaduar

08.07.2016 18:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
“Apetitit” i asgjësohet mish pule me afat të skaduar

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës dhe Policia e Kosovës sot kanë realizuar një aksion në depon e kompanisë “Apetiti” në Milloshevë, e cila merret me përpunimin e mishit, raporton Indeksonline.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i AUV-ut, Lamir Thaçi, i cili ka treguar se aksioni është realizuar për shkak të dyshimeve për shitje me afat të skaduar të mishit të pulës, ku një sasi është gjetur në depon e importuesit “Apetiti” në Milloshevë.
“Pas lajmimit të rastit ne media për dyshime të shitjes se produktit me afat të skaduar të mishit të pulës me datë 06. 07.2016 inspektorati veterinar i AUV-së, ka realizuar inspektime të jashtëzakonshme për të gjetur ketë produkt ne marketet tregtare. Një sasi është gjetur vetëm në Depon e Importuesit Apetiti. Sasia e gjetur për shkak të mos përputhshmërisë se deklaracionit të produktit me certifikatën e origjinës dhe etiketimit jo të rregullt të datave të prodhimit dhe skadimit. Inspektorati menjëherë me procesverbal ka vendosur qe sasia ne fjalë të asgjësohet. Po ashtu operatori është urdhëruar qe ta bëj tërheqjen e mallit nga pikat shitëse”, ka thënë zëdhënësi Thaçi.
Ai thotë se rasti është duke u gjurmuar ende, për të verifikuar përmes dokumentacionit të importit mbi rregullsinë e përputhjes se vendit të origjinës se produktit dhe afatit të dyshimtë të skadencës.
“Mbi bazën e të gjeturave do të vendoset për rastin Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë me datë 07.07.2016 ka bërë bllombimi (ka bërë ndalës të përkohshme të zhvillimit të aktivitetit) të depos ftohëse dhe Fabrikës se Përpunimit të Mishit Apetiti për të zhvilluar kontrollin zyrtar të detajuar në të gjitha hapësirat e depove ftohëse dhe përpunimit. Sot nën asistim të Policisë se Kosovës është zhvilluar kontrolli i detajuar i të gjitha produkteve qe kanë qenë prezentë në hapësira. Po ashtu është kontrolluar i gjithë dokumentacioni i importit të produkteve dhe dërgesave hyrëse dhe dalëse. Kurse ne hapësirat e përpunimit të mishit janë kontrolluar kushtet higjienike, procedurat e përpunimit të mishit si dhe verifikimi i dokumentacionit ne lidhje me vetëkontrollin, gjurmimit të ushqimit si dhe evidencat e rezultateve laboratorike të produkteve.
Gjatë kontrollit të gjitha mallrat e deponuara janë në harmoni me rregullat e legjislacionit aktual. Produktet kanë pasur gjithë dokumentacionin të rregullt përcjellës, me të cilën dëshmohet gjendja shëndetësore e sigurisë se produktit. Të gjitha certifikatat e importit kanë qenë në rregull. Kushtet e ruajtjes kanë qenë adekuate. Afatet e përdorimit të produkteve kanë qenë ne rregull me validitet të përdorimi me afat të rregullt të përdorimit. Ne hapësirat e përpunimit gjithçka ka qenë sipas rregullave për higjienën të cilat aplikohen për higjiene e prodhimit të produkteve ushqimor”, thekson zëdhënësi i AVUK-ut.
Ndërkaq, në lidhje me rastin e kafshës së ngordhur, zëdhënësi Thaçi ka bënë të ditur se kafsha e cila ka ardhur në një ngarkesë nga importi, është urdhëruar të asgjësohet në të njëjtën ditë kur është realizuar edhe importi.
“Asgjësimi është realizuar në prezencën e inspektoratit të AUV-së sipas kushteve qe kërkohen për asgjësim të kafshëve të ngordhura. Po ashtu dje ky raste është verifikuar nga ana e Policisë se Kosovës dhe është vërtetuar se kafsha e ndodhur është groposur në deponi të mbeturinave në Mitrovicë”, tregoi Thaçi./Indeksonline/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje