Kuriozitete

Burri në Tiranë, i futet në shtëpi fqinjes së martuar dhe i kërkon seks

08.07.2016 10:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Burri në Tiranë, i futet në shtëpi fqinjes së martuar dhe i kërkon seks

Një 52­-vjeçar është shpallur fajtor nga Gjykata e Tiranës për “ngacmim seksual” dhe “dhunim të banesës” së fqinjës së tij të martuar.
Sipas Gjykatës, i pandehuri Fatmir S. i ka hyrë pa leje në shtëpi komshies M.P., në një moment kur ajo nuk e kishte bashkëshortin dhe pasi e ka prekur në pjesë intime, i ka kërkuar marrëdhënie seksuale.

Refuzimi i gruas e ka larguar, por të nesërmen ai i ka përsëritur ngacmimet në oborrin e përbashkët të banesave të tyre. Referuar provave, Gjykata e ka vlerësuar si të provuar faktin se i pandehuri ka hyrë në banesën e shtetases M.P. pa dëshirën e saj, duke dhunuar banesën në këtë formë, si edhe e ka ngacmuar seksualisht atë. Fatmir S. u dënua me 10 muaj burg për kryerjen e dy veprave penale, por ai nuk do të qëndrojë asnjë ditë në qeli. Në të njëjtin vendim, të shpallur pak ditë më parë, Gjykata pezulloi dënimin e tij me burg, duke e lënë në liri me kusht për një periudhë 18­mujore.

NGACMIMI

Sipas kallëzimit të shtetases M.P., në muajin dhjetor të vitit të kaluar, i pandehuri i ka hyrë në shtëpi, pa lejen e saj, duke përfituar nga fakti se ajo nuk e kishte bashkëshortin në banesë. Kallëzuesja ka pretenduar se Fatmir S. e ka prekur në gjoks dhe i ka kërkuar që të kryenin veprime seksuale të ndryshme. Ajo nuk ka pranuar dhe i ka kërkuar fqinjit të saj të largohet. Sipas saj, Fatmir S. është larguar, por i ka thënë se do të kthehej sërish. Referuar kallëzimit, të cituar në vendimin e Gjykatës së Tiranës, një ditë pas këtij episodi Fatmir S. e ka ngacmuar fqinjën e tij në oborrin e përbashkët të banesave të tyre. Fatmiri i është afruar asaj dhe i ka kërkuar veprime seksuale, duke i premtuar edhe lekë. Pas këtij momenti, kallëzuesja ka vënë në dijeni bashkëshortin për ngjarjen dhe më pas ka shkuar në Komisariatin e Policisë nr.3, Tiranë, ku ka bërë kallëzim para oficerëve të Policisë Gjyqësore.

“NJE TESTIKUL”

Gjatë gjykimit i pandehuri ka mbajtur qëndrim mohues ndaj të dyja akuzave të Prokurorisë ndaj tij. Për asnjë moment 52­vjeçari nuk e ka pranuar fajësinë, apo ndonjë prej pretendimeve të organit të hetimit. Përmes avokatit të tij mbrojtës, ai ka pretenduar se nuk ka hyrë në banesën e kallëzueses M.P. Sipas tij, meqenëse banesat e tyre kanë oborr të përbashkët, ai është shkëmbyer me të, por nuk e ka ngacmuar seksualisht. Sipas avokatit Stefan Topalli, kallëzuesja M.P. e ka thirrur klientin e tij për të pirë cigare, por ai nuk ka pranuar dhe është larguar. Avokati ka pretenduar se i pandehuri ka probleme të rënda shëndetësore, se i mungon një testikul, se ka probleme të rënda me mushkërinë dhe se është invalid. Nuk ka asnjë akt ekspertimi, është shprehur avokati, që të provojë faktin se ka pasur ngacmim seksual. Në përfundim, mbrojtësi ka kërkuar deklarimin e pafajshëm të klientit të tij./panorama

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


KEDS del me njoftim për reduktimet gjatë datave 27, 28 dhe 29 gusht

KEDS del me njoftim për reduktimet gjatë datave 27, 28 dhe 29 gusht

Haxhiu reagon për vrasjen e 80-vjeçares në Prizren: Mjaft më me vrasjen dhe dhunën ndaj grave

Haxhiu reagon për vrasjen e 80-vjeçares në Prizren: Mjaft më me vrasjen dhe dhunën ndaj grave

Haradinaj: 25 miliardë euro të shpenzuara, asnjë metër autostradë – Kurti shkon në Maqedoni të mburret me projektet e BDI-së

Haradinaj: 25 miliardë euro të shpenzuara, asnjë metër autostradë – Kurti shkon në Maqedoni të mburret me projektet e BDI-së

Mickoski për nisjen e autostradës Shkup-Bllacë: E premtuam, i lumtur që një kompani maqedonase po i kryen punët

Mickoski për nisjen e autostradës Shkup-Bllacë: E premtuam, i lumtur që një kompani maqedonase po i kryen punët

2.11 milionë euro për Projektin e Banimit Social Adekuat në Komunën e Rahovecit

2.11 milionë euro për Projektin e Banimit Social Adekuat në Komunën e Rahovecit

Kroacia jep alarmin: Serbia po grumbullon armë sulmi, ushtroni presion mbi Beogradin

Kroacia jep alarmin: Serbia po grumbullon armë sulmi, ushtroni presion mbi Beogradin

Hamza priti në takim lamtumirës Guerot: Mirënjohës për angazhimin në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Francës

Hamza priti në takim lamtumirës Guerot: Mirënjohës për angazhimin në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Francës

Kurti: Autostrada Shkup-Bllacë forcon lidhjen mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Kurti: Autostrada Shkup-Bllacë forcon lidhjen mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

“Kosova nuk ishte vetëm”, Universiteti i Prishtinës nderon çiftin DioGuardi me titullin “Doctor Honoris Causa”

“Kosova nuk ishte vetëm”, Universiteti i Prishtinës nderon çiftin DioGuardi me titullin “Doctor Honoris Causa”

PDK dorëzon kallëzim penal në PSRK ndaj Kurtit e kabinetit qeveritar: Janë tejkaluar kompetencat, keqpërdorim i pozitës

PDK dorëzon kallëzim penal në PSRK ndaj Kurtit e kabinetit qeveritar: Janë tejkaluar kompetencat, keqpërdorim i pozitës

Hoti: Deputetët po marrin paga pa punuar absolutisht asgjë, bllokimi i institucioneve ka një adresë – Kurti dhe Vetëvendosje

Hoti: Deputetët po marrin paga pa punuar absolutisht asgjë, bllokimi i institucioneve ka një adresë – Kurti dhe Vetëvendosje

Konjufca: VV-ja i ka emrat për president, presim takimin me LDK-në

Konjufca: VV-ja i ka emrat për president, presim takimin me LDK-në

Prokuroria kërkon dënimin e Konjufcës për gazin lotsjellës, aktgjykimi më 28 gusht

Prokuroria kërkon dënimin e Konjufcës për gazin lotsjellës, aktgjykimi më 28 gusht

Sveçla: Materialet për legalizimet do t’i dërgohen edhe Kryeprokurorit të Shtetit, Prishtina po plaçkitet

Sveçla: Materialet për legalizimet do t’i dërgohen edhe Kryeprokurorit të Shtetit, Prishtina po plaçkitet

Deliu-Kodra: Pas 16 shtatorit, as Kosova dhe as PDK-ja nuk do të jenë njësoj

Deliu-Kodra: Pas 16 shtatorit, as Kosova dhe as PDK-ja nuk do të jenë njësoj

Aleanca dorëzon kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj Qeverisë në detyrë, Tahiri: Nuk guxon ta shkelë ligjin

Aleanca dorëzon kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj Qeverisë në detyrë, Tahiri: Nuk guxon ta shkelë ligjin