Lajmet

Tryezë për Demarkacionin

08.07.2016 10:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Tryezë për Demarkacionin

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Shpejtim Bulliqi, ka thënë se për më shumë se një vit bashkë me gjeodetë, historianë e njohës të së drejtës ndërkombëtare kanë paraqitur fakte për lëshimet që janë bërë në Marrëveshjen për Demarkacionin e Kufirit me Malin e Zi.

Por, sipas tij, këto fakte nuk janë marrë parasysh nga institucionet e vendit, prandaj ka kërkuar që të organizohet një tryezë ku ekspertët do t’i ballafaqonin argumentet me Komisionin që e ka bërë demarkacionin e kufirit. Bulliqi ka thënë se Komisioni i kryesuar nga Murat Meha nuk ka përse të fshihet pas Qeverisë.

“Shfrytëzoj rastin që të lus kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, që ta shfrytëzojë autoritetin e tij dhe në ambientet e Kuvendit të organizojë një takim mes Komisionit Shtetëror për Demarkacion dhe grupit të njohësve të kësaj problematike, në përbërje nga profesorët: Zejnullah Gruda, Enver Hasani, Florim Isufi, Përparim Ahmeti dhe unë, Shpejtim Bulliqi”, është shprehur deputeti i LDK-së, duke thënë se në këtë takim do të analizohen të gjitha faktet e deritanishme dhe do të gjendet solucioni i zgjidhjes së këtij problemi.

Por, kryeparlamentari, Kadri Veseli, ka thënë se do ta marrë një iniciativë të tillë në rast se do të ketë kërkesë zyrtare për këtë. Veseli ka thënë se nëse ka kërkesë zyrtare për këtë, atëherë do të mbahet tryeza, ku të pranishëm do të jenë nga shoqëria civile dhe se do të diskutohet për këtë çështje pa emocione e akuza të ndërsjella. Kreu i Kuvendit ka reaguar ndaj deputetëve të “Vetëvendosjes”, të cilët ndërhynin derisa Veseli ishte duke folur.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje