Bota & Rajoni

Hapja e kapitujve: Rruga e mundimshme e Serbisë drejt BE-së

06.07.2016 16:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Hapja e kapitujve: Rruga e mundimshme e Serbisë drejt BE-së

Vendet anëtare të BE-së janë pajtuar për hapjen e kapitujve të ri në negociatat me Serbinë, pasi asnjëra prej anëtareve nuk paraqiti vërejtje në tekstin e përbashkët të qëndrimit negociator evropian për kapitullin 23, që flet për drejtësinë dhe të drejtat themelore.

Grupi punues për zgjerim dhe negociata për anëtarësim i BE-së, nuk mori asnjë vërejtje deri në afatin e përcaktuar të martën.

Një korrespondent i Radios Evropa e Lirë, Rikard Jozwiak, nga Brukseli ka njoftuar se “në parim është arritur marrëveshja e vendeve anëtare se duhet të hapet kapitulli 23 dhe 24 me Serbinë. Kjo ndodhi pas negociatave intensive në Paris, ku komisionari për zgjerim, Johannes Hahn, u përpoq të gjente një kompromis ndërmjet Serbisë dhe Kroacisë”.

“Diplomatët e BE-së u pajtuan se ‘veprimi i heshtjes’ që zgjati deri në ora 17 nuk u shkel nga askush, siç ndodhte në javët e kaluara kur Kroacia e bënte një gjë të tillë. Tani mbetet që pajtimin ta vërtetojnë edhe ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së të planifikuar për të enjten, më 7 korrik. Pas kësaj këta dy kapituj edhe zyrtarisht do të duhej të hapeshin më 19 korrik në Konferencën Ndërqeveritare të BE-së dhe Serbisë”, njofton korrespondenti I BE-së nga Brukseli.

Konferencën Ndërqeveritare pritet ta thërras kryesuesi i radhës i Këshillit Evropian, në këtë rast Sllovakia, e cila zyrtarisht ka deklaruar se “Serbia ka përmbushur obligimet e saj dhe kriteret të domosdoshme për hapjen e dy kapitujve”.

Kroacia ndërkaq, që ka dhënë e fundit pajtimin pas tre muajsh kundërshtimesh, thotë se në platformën negociatore me Serbinë për kapitullin 23 janë futur të gjitha kërkesat e Zagrebit. Ministri i jashtëm kroat, Mirko Kovaç, e ka konfirmuar këtë vendim.

“Kjo konkretisht do të thotë se ligji i Republikës së Serbisë, që ka të bëjë me ndjekjen e e krimeve të luftës nuk mund të vlejë për Kroacinë – kjo është një masë dhe këtu krejt është e qartë. Gjithashtu, kërkohet nga Serbia që ta zbatojë kornizën e saj ligjore sa I përket të drejtave të pakicave, që përfshinë edhe Marrëveshjen ndërshtetërore për mbrojtjen e pakicave ndërmjet Kroacisë dhe Serbisë”.

“Nga Serbia, poashtu, pritet bashkëpunim konstruktiv me fqinjët në zgjidhjen e fatit të personave të zhdukur, që nënkupton edhe shkëmbim informatash. Dhe në fund të fundit, është me rëndësi që Serbia të sigurojë të drejtat e viktimave dhe qasjen e tyre në drejtësi dhe në gjyqësor pa diskriminim dhe kjo me standardet evropiane dhe ndërkombëtare do të thotë edhe dëmshpërblim për viktimat e luftës” porositi Kovaç.

Por pohimet e Kovaç-it janë kundërshtuar në Serbi. Nikola Selakoviç, ministri i drejtësisë në mandatin teknik, thotë se platforma negociatore nuk ka ndryshuar.

„Siç e kanë pranuar planin tonë të veprimit të gjitha vendet anëtare, përfshirë edhe Kroacinë, pa asnjë kërkesë shtesë nga asnjëra palë, ashtu edhe mbetet. Natyrisht është edhe skena e brendshme politike në Kroaci – shumë shpesh zyrtarët e tyre dinë të japin deklarata që janë për përdorim të brendshëm”, tha Selakoviç.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kërcënoi një qytetar me armë dhe rezistoi ndaj policisë, arrestohet personi i dyshuar në Fushë Kosovë

Kërcënoi një qytetar me armë dhe rezistoi ndaj policisë, arrestohet personi i dyshuar në Fushë Kosovë

Senatori amerikan: Kosova propozoi marrëveshje financiare për ta bërë Bondsteelin bazë të përhershme të SHBA-së

Senatori amerikan: Kosova propozoi marrëveshje financiare për ta bërë Bondsteelin bazë të përhershme të SHBA-së

Gjilani mposht bindshëm Drenicën, fiton pas tri vitesh në shtëpi ndaj këtij kundërshtari

Gjilani mposht bindshëm Drenicën, fiton pas tri vitesh në shtëpi ndaj këtij kundërshtari

Shqipëria mbyll kapitullin e 4-t të negociatave me BE-në, Rama: Le ta tundim këtë shtëpi, ta bëjmë realitet

Shqipëria mbyll kapitullin e 4-t të negociatave me BE-në, Rama: Le ta tundim këtë shtëpi, ta bëjmë realitet

BE-ja e shqetësuar për praninë e Radoiçiçit në tubimin e SNS-së, kërkon drejtësi për Banjskën

BE-ja e shqetësuar për praninë e Radoiçiçit në tubimin e SNS-së, kërkon drejtësi për Banjskën

Protestuesit rikthehen para Ministrisë së Arsimit, qëllojnë me gurë dhe kapsollë efektivët e policisë

Protestuesit rikthehen para Ministrisë së Arsimit, qëllojnë me gurë dhe kapsollë efektivët e policisë

Aktgjykimi i Speciales e rikthen debatin për anëtarësim në KiE, por s’i mund të ndodhë kjo?

Aktgjykimi i Speciales e rikthen debatin për anëtarësim në KiE, por s’i mund të ndodhë kjo?

Balla paralajmëron ndryshimet kushtetuese në Shqipëri: Të ulim numrin e deputetëve nga 140 në 101

Balla paralajmëron ndryshimet kushtetuese në Shqipëri: Të ulim numrin e deputetëve nga 140 në 101

Komisioni shpall thirrjen për dy gjyqtarë të rinj të Kushtetueses

Komisioni shpall thirrjen për dy gjyqtarë të rinj të Kushtetueses

Konjufca në Varshavë: Integrimi i Kosovës, pjesë e forcimit të sigurisë së vetë Evropës

Konjufca në Varshavë: Integrimi i Kosovës, pjesë e forcimit të sigurisë së vetë Evropës

Hoti në mbrojtje të Mehmetajt pas kanosjes nga Geci

Hoti në mbrojtje të Mehmetajt pas kanosjes nga Geci

Lladrovci për Thaçin: Ai e do Kosovën më shumë se veten

Lladrovci për Thaçin: Ai e do Kosovën më shumë se veten

Haxhiu pret Auditoren e Përgjithshme, kërkon llogaridhënie për paranë publike

Haxhiu pret Auditoren e Përgjithshme, kërkon llogaridhënie për paranë publike

AGK-ja dënon kanosjen ndaj Lirim Mehmetajt

AGK-ja dënon kanosjen ndaj Lirim Mehmetajt

Gjini takon senatorët amerikanë: Integrimi i Kosovës në NATO, garanci për stabilitetin

Gjini takon senatorët amerikanë: Integrimi i Kosovës në NATO, garanci për stabilitetin

Mali i Zi mbyll edhe 3 kapituj me BE-në, Kos: Sot, do të mbyllim një kapitull me Shqipërinë

Mali i Zi mbyll edhe 3 kapituj me BE-në, Kos: Sot, do të mbyllim një kapitull me Shqipërinë