Bota & Rajoni

Pushteti rrit presionin ndaj studentëve

03.07.2016 19:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Pushteti rrit presionin ndaj studentëve

Profesorët universitarë në Maqedoni thonë se duhet dënuar dhuna ushtruar ndaj studentëve nga ana forcave speciale të policisë. Sipas tyre, pushteti demonstron forcë si rrjedhojë e frikës ndaj studentëve.

Ky reagim vjen pasi të enjten në orët e mbrëmjes së vonshme forcat speciale të policisë në hapësirat e Parlamentit Studentor, i kanë nxjerrë me forcë studentët, pjesëtarë të Plenumit Studentor, të cilët protestonin kundër mashtrimeve zgjedhore gjatë zgjedhjes së kryetarit të Unionit të Studentëve në Universitetin e Shkupit. Davor Popovski nga Fakulteti i Informatikës u zgjodh kryetar i Parlamentit Studentor me më pak se dhjetë për qind të numrit të përgjithshëm të studentëve nga fakultetet e Universitetit të Shkupit.

Profesori i Filozofisë në Universitetin e Shkupit, Ferdi Muhiq, thotë se përdorimi i forcës kundrejt studentëve, është veprim i një regjimi diktatorial. Muhiq thekson se përmes ushtrimit të dhunës ndaj studentëve, pushteti u kërcënohet të gjithë qytetarëve në Maqedoni.

“Me veprimet e fundit, pushteti tregon se është i gatshëm të bëjë gjithçka duke mos i kursyer as të rinjtë vetëm e vetëm të çojë deri në fund realizimin e qëllimeve të veta. Ky veprim është shumë shqetësues, sepse atakon shtyllat bazë të demokracisë siç është e drejta për të zgjedhur dhe respektuar vullnetin e shumicës”, thotë Muhiq.

Ndërsa,ish-ministri i Arsimit, Sulejman Rushiti, konsideron se me ndërhyrjen e policisë në hapësirën e universiteteve janë çjerrë maskat dhe përfundimisht është e bërë e qartë se si pushteti shantazhon dhe dhunon studentët, po gjithsesi dhe profesorët universitarë.

“Jam i bindur se këtë regjim do ta përcjellin në histori studentët. Studentët ishin ata, të cilët ndër të parët shprehën mospajtimin e tyre me këtë regjim, duke organizuar protesta dhe greva. Çdo regjim autokratik ndërtohet kur i ik vëmendjes së studentëve po atëherë kur studentët janë pasiv. Në momentin që zgjohet ajo energji studentore, atëherë çdo regjim i ka ditët e numëruara”.

“Edhe pse bëhet fjalë për një rast të rëndë, ku është ushtruar dhunë ndaj studentëve, unë këto ngjarje i shoh si mundësi që studentët, e theksoj veçanërisht studentët t`ia japin goditjen e fundit këtij regjimi”, konsideron Rushiti.

Ndërkaq, Ilia Aceski nga Fakultetii Sociologjisë në Universitetin e Shkupit thotë se tashmë një kohë të gjatë është krijuar një hendek i thellë mes studentëve, në baza partiake që nuk përkon me atë se si duhet të funksionojnë universitete në një frymë krejtësisht të pavarur nga politika.

“Tashmë një kohë të gjatë gjendja në të gjitha fakultetet nuk është normale, nuk është e natyrshme për një shoqëri akademike, nuk janë zgjedhur në rrethana të besueshme as dekanët e fakulteteve, duke shkuar në hierarkinë më të lartë, njëherësh nuk janë të qarta as rregulloret që përcaktojnë zgjedhjen e kryetarit të Parlamentit Studentor. Këto lëshime bëhen qëllimisht për t’i lënë hapësirë ndërhyrjes së politikës”, vlerëson Aceski, profesor universitar.

Rektori i Universitetit të Shkupit nuk është prononcuar rreth ngjarjeve të fundit, ndërkohë që për të hënën është caktuar mbledhje e jashtëzakonshme lidhur me kërkesat e studentëve.

Studentët kërkuan që në mbledhjen e së hënës, Rektorati i Universitetit të Shkupit “Shën Qirili dhe Metodi” të gjykojë dhunën e policisë ushtruar ndaj studentëve dhe njëherësh të mos e njohin kryetarin e Parlamentit Studentor ngase, siç thanë, ai është zgjedhur me vota të manipuluara.

Studentët njëherësh thanë se nëse nuk përfillen kërkesat e tyre do të vazhdojnë me protesta edhe më radikale, transmeton rel.

Plenumi studentor, gjithashtu theksuan se gjatë zgjedhjes së rektorit të ri Nikolla Jankullovski gjatë javës që po e lëmë pas, votat e Parlamentit Studentor në Senat janë të paligjshme.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Gazetari kroat për ushtarët serbë në Prishtinë: Të çarmatosur e nën shoqërimin e NATO-s, siç i ka hije një ushtrie të mundur

Gazetari kroat për ushtarët serbë në Prishtinë: Të çarmatosur e nën shoqërimin e NATO-s, siç i ka hije një ushtrie të mundur

Kosova humbi disa miliona të BE-së, Kurti thotë se tash me institucione të plota Plani i Rritjes do të implementohet me shpejtësi

Kosova humbi disa miliona të BE-së, Kurti thotë se tash me institucione të plota Plani i Rritjes do të implementohet me shpejtësi

Samiti i Tiranës, Kurti: Serbia po bllokon interkoneksionin elektrik Kosovë–Serbi, BE-ja të ndërhyjë

Samiti i Tiranës, Kurti: Serbia po bllokon interkoneksionin elektrik Kosovë–Serbi, BE-ja të ndërhyjë

Kosovën e pret mot i ftohtë në fundjavë, parashihen reshje shiu dhe bore

Kosovën e pret mot i ftohtë në fundjavë, parashihen reshje shiu dhe bore

Kos paralajmëron anëtarësimin e Shqipërisë në BE deri në 2030, Rama: Duam maksimumin e detyrave

Kos paralajmëron anëtarësimin e Shqipërisë në BE deri në 2030, Rama: Duam maksimumin e detyrave

Kuvendi Komunal i Prishtinës miraton ndihmën financiare për personat me autizëm dhe sindromën Down

Kuvendi Komunal i Prishtinës miraton ndihmën financiare për personat me autizëm dhe sindromën Down

Presidentja kosovare – homologes sllovene: Anëtarësimi i Kosovës në NATO mbetet prioritet strategjik

Presidentja kosovare – homologes sllovene: Anëtarësimi i Kosovës në NATO mbetet prioritet strategjik

Kurti: Kosova e meriton statusin e kandidatit për BE, tani është urgjente

Kurti: Kosova e meriton statusin e kandidatit për BE, tani është urgjente

Picula nuk sheh shpresë për ndryshim në Serbi: Beogradi vazhdon me narrativën e viteve 90-ta

Picula nuk sheh shpresë për ndryshim në Serbi: Beogradi vazhdon me narrativën e viteve 90-ta

Çitaku: Thaçi ishte komandant suprem kur FSK-ja mori mandatin e ushtrisë

Çitaku: Thaçi ishte komandant suprem kur FSK-ja mori mandatin e ushtrisë

Shiroka Pula: Integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor s`mund të jetë selektiv, Kosova kërkon barazi dhe trajtim të drejtë

Shiroka Pula: Integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor s`mund të jetë selektiv, Kosova kërkon barazi dhe trajtim të drejtë

Maqedonci: Gati 500 milionë euro investime në armatim dhe pajisje për FSK-në, kemi përmbyllur rekrutimin e planifikuar deri më 2028

Maqedonci: Gati 500 milionë euro investime në armatim dhe pajisje për FSK-në, kemi përmbyllur rekrutimin e planifikuar deri më 2028

Marta Kos publikon shifrat: Shqipëria dhe Mali i Zi përfitojnë miliona euro nga Plani i Rritjes

Marta Kos publikon shifrat: Shqipëria dhe Mali i Zi përfitojnë miliona euro nga Plani i Rritjes

Marta Kos mesazh nga Tirana: Në Kosovë i dashur Albin, do flasim sesi të fitoni më shumë fonde nga BE

Marta Kos mesazh nga Tirana: Në Kosovë i dashur Albin, do flasim sesi të fitoni më shumë fonde nga BE

“E kam humb edhe vëllain, Enverin”, Haradinaj flet për vrasjet e pasluftës: U vranë shqiptarë të pafajshëm

“E kam humb edhe vëllain, Enverin”, Haradinaj flet për vrasjet e pasluftës: U vranë shqiptarë të pafajshëm

Martens e nënçmon keq Vuçiqin: Kështu si janë gjërat, Studentët e mposhtin me një bisht fshese si kandidat për president

Martens e nënçmon keq Vuçiqin: Kështu si janë gjërat, Studentët e mposhtin me një bisht fshese si kandidat për president