Bota & Rajoni

Dhjetë të vdekur nga shpërthimet në Stamboll

28.06.2016 22:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Dhjetë të vdekur nga shpërthimet në Stamboll

Ministri i Drejtësisë i Turqisë, Bekir Bozdag, bëri të ditur se dhjetë persona janë vrarë nga shpërthimet në aeroportin Ataturk të Stambollit.

“Dhjetë persona kanë humbur jetën në bazë të vlerësimeve të para”, tha Bozdag.

Sipas zyrtarëve, dy sulmues kanë hedhur veten në erë.

Dëshmitarët thonë se janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri.

Agjencia Reuters citon dëshmitarë të kenë thënë se persona të armatosur kanë shtënë nga vendparkimi i aeroportit.

Pamjet televizve tregojnë auto-ambulanca dhe taksi duke bartur të plagosur nga aeroporti.

Ataturku është aeroporti më i madh dhe më i ngarkuar në Turqi.

Në muajin dhjetor, një shpërthim në pistën e aeroportit tjetër të Stambollit, Sabiha Gokcen, ka vrarë një punonjës pastrimi.

Dhuna në Turqi është rritur prejse armëpushimi midis shtetit dhe militantëve kurdë ka kolapsuar në korrik të vitit 2015.

Për disa sulme me bomba atje e kanë marrë përgjegjësinë edhe militantët e të ashtuquajturit Shtet Islamik.

Turqia është pjesë e koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, që lufton Shtetin Islamik në Siri dhe Irak, transmeton rel.

Një paralajmërim i Departamentit amerikan të Shtetit për Turqinë, i publikuar fillimisht në muajin mars dhe i përditësuar të hënën, u bën thirrje shtetasve amerikanë “të ushtrojnë vigjilencë dhe kujdes të shtuar kur vizitojnë zona me qasje publike, sidomos ato që frekuentohen shumë nga turistët”.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Kërcënoi një qytetar me armë dhe rezistoi ndaj policisë, arrestohet personi i dyshuar në Fushë Kosovë

Senatori amerikan: Kosova propozoi marrëveshje financiare për ta bërë Bondsteelin bazë të përhershme të SHBA-së

Gjilani mposht bindshëm Drenicën, fiton pas tri vitesh në shtëpi ndaj këtij kundërshtari

Shqipëria mbyll kapitullin e 4-t të negociatave me BE-në, Rama: Le ta tundim këtë shtëpi, ta bëjmë realitet

BE-ja e shqetësuar për praninë e Radoiçiçit në tubimin e SNS-së, kërkon drejtësi për Banjskën

Protestuesit rikthehen para Ministrisë së Arsimit, qëllojnë me gurë dhe kapsollë efektivët e policisë

Aktgjykimi i Speciales e rikthen debatin për anëtarësim në KiE, por s’i mund të ndodhë kjo?

Balla paralajmëron ndryshimet kushtetuese në Shqipëri: Të ulim numrin e deputetëve nga 140 në 101

Komisioni shpall thirrjen për dy gjyqtarë të rinj të Kushtetueses

Konjufca në Varshavë: Integrimi i Kosovës, pjesë e forcimit të sigurisë së vetë Evropës

Hoti në mbrojtje të Mehmetajt pas kanosjes nga Geci

Lladrovci për Thaçin: Ai e do Kosovën më shumë se veten

Haxhiu pret Auditoren e Përgjithshme, kërkon llogaridhënie për paranë publike

AGK-ja dënon kanosjen ndaj Lirim Mehmetajt

Gjini takon senatorët amerikanë: Integrimi i Kosovës në NATO, garanci për stabilitetin

Mali i Zi mbyll edhe 3 kapituj me BE-në, Kos: Sot, do të mbyllim një kapitull me Shqipërinë