Grupi militant Shteti Islamik ka kidnapuar rreth 900 civilë, kryesisht kurdë, në disa zona të pjesës veriore të Sirisë ku militantët janë duke luftuar forcat kurde, njofton Observatoriumi për të Drejtat e Njeriut me seli në Londër.
Ky grup ka thënë se kidnapimet kanë ndodhur gjatë tre javëve të fundit.
Njerëzit janë marrë peng në disa fshatra afër qytetit al-Bab, që kontrollohet nga Shteti Islamik. Ky qytet në krahinën që gjendet në pjesën veri-lindore të Alepos.
Militantët kanë transferuar rreth 350 persona të kidnapuar në Raka, qytetin që grupi ekstremist e ka shpallur kryeqytet të vetin, ndërsa të tjerët janë dërguar nëpër burgjet që i kontrollon IS nëpër Siri.
Ekstremistët thonë se disa prej pengjeve i kanë detyruar kurdët që të krijojnë gripa dhe të ndërtojnë fortifikime.
Deri më tash raportohet se janë ekzekutuar 13 civilë, ndërsa i kanë vrarë edhe pesë të tjerë që kanë bërë përpjekje të largohen.
Forcat kurde janë duke u përballur me IS-in në Minbij, në afërsi të kufirit me Turqinë.
Forcat demokratike të Sirisë, një grup ky që e ka edhe përkrahjen e SHBA-ve dhe arabëve dhe kurdëve, kanë thënë se janë futur në këtë qytet.
Minbij, qytet që ishte okupuar prej vitit 2014, është me rëndësi strategjike për shkak të lokacionit përkrah një rruge që e lidh kufirin turk me qytetin Raka./rel/