Performanca e pabesueshme e këtij kompozitori italian

E publikuar: 23/06/2016 16:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Jo domosdoshmërish duhet të jetë një sallë për të mbajtur një koncert dhe nuk është e thënë që gjithmonë duhet të ketë ndjekës të pasionuar të pianos.

Një kompozitor italiane i quajtur Ludovico Einaudi ka mbajtur kohët e fundit një “koncert’ në Norvegji.

Ai i binte pianos mbi akujt e ngrirë të Oqeanit Arktik, për të çuar mesazhin e mbrojtjes së këtij oqeani të ngrirë.  Teksa ai luan në piano, në sfond janë akujt e shkrirë dhe ajsbergët që lëvizin.

Pianisti qëndron mbi një platformë druri.