Bota & Rajoni

Tensione në Shkup – përplasje e protesuesve me policinë (Foto)

21.06.2016 11:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Tensione në Shkup – përplasje e protesuesve me policinë (Foto)

Protesta masive janë mbajtur në Shkup të hënën në mbrëmje në organizim të revolucionit shumëngjyrësh ndërsa në to kanë marrë pjesë edhe drejtuesit e opozitës së bashkuar të udhëhequr nga Lidhja Social-Demokrate. Protestat që kanë zgjatur deri pak para mesnatës janë përshkruar me tensione të shumta.

Policia ishte në shënjestër të protestuesve që hodhën gjësende të forta, në momentin kur ka ndaluar protestuesit të rrëzojnë një përmendore para Kuvendit të Maqedonisë. Protestuesit hodhën ngjyrë dhe thyen xhamat e ndërtesës së Ministrisë së Drejtësisë dhe të disa objekteve tjera qeveritare.protesta-shkup-z87_s_s

Protestat kanë pasuar një ultimatum të shoqërisë civile, i cili ka skaduar të shtunën, drejtuar institucioneve për plotësimin e kërkesave të saj për krijimin e kushteve për prokurorinë speciale që të punojë pa pengesa në hetimin e zyrtarëve të dyshuar për vepra të rënda penale, për mos ndjekjen e aktivistëve të saj si dhe krijimin e kushteve për zgjedhje të lira. Pas injorimit të këtyre kërkesave nga qeveria, protestuesit kanë dalë me kërkesa të reja.

“Qytetarët duhet të jenë pjesë e zgjidhjes së krizës, jo që të vendosim, jo që të jetë pjesë e politikave, jo që të luftojmë për pushtet, por që të sigurohemi se në tavolinën e bisedimeve do të zhvillohen negociata transparente që çdo qytetar i Maqedonisë të dije se çfarë po ndodh prapa dyerve”, ka deklaruar Dejan Stojkovski, një nga drejtuesit e shoqërisë civile, e cila po proteston tani e dy muaj.

Ai tha se revolucioni shumëngjyrësh kërkon gjithashtu nga Gjykata Kushtetuese që sa më parë të vendos mbi nismën e ngritur për vlerësimin e kushtetutshmërisë së ligjit për prokurorinë speciale, që puna e saj të mos mbetet peng e kësaj nisme që mbahet nga pushteti si armë për shuarjen e prokurorisë në rast rreziku nga ndjekja e mëtejmë e zyrtarëve të saj.

Nënkryetarja e LSDM-së, Radmilla Sheqerinska tha se qeveria i ka ditët e numëruara. Përgjegjësia për krimet e bëra dhe zgjedhjet e lira tha Sheqerinska janë alternativa e vetme për dalje nga gjendja e rëndë në të cilën ndodhet vendi.

“Kjo krizë ka vetëm një dalje, përmes drejtësisë, përgjegjësisë, ata që kanë vjedhur, ata që kanë mashtruar, duhet të përgjigjen. Kjo qeveri duhet të jap dorëheqje dhe të organizohen zgjedhje të lira dhe demokratike që qytetarët të vendosin se kujt i japin besimin për të qeverisur me vendin. Zgjidhje tjetër nuk ka”,ka deklaruar Shekeqinska.

Por, nga ana tjetër janë mbajtur edhe kundër protesta të organizuara nga mbështetësit e qeverisë. Ata kanë protestuar para gjykatës penale, e cila kishte vendosur masën e arrestit shtëpiak për një kryetar komune që po hetohet nga prokuroria speciale.

“Kësaj radhe në ndërtesën e gjykatës do të hyjnë vetëm disa njerëz për t’i dorëzuar një deklaratë, por ata duhet ta kenë të qartë se herën tjetër do të hyjnë shumë më tepër njerëz dhe atëherë duhet të japin llogari se pse punojnë nën presion dhe pse tolerojnë që në punën e tyre të përzihen njerëz të dëshmuar me vepra të ndryshme kriminale”, ka deklaruar Alekandar Pandov nga Shoqata për Mbrojtjen e Maqedonisë.

Protesta dhe kundër protesta po mbahen një kohë të gjatë dhe në disa raste policia evituar përplasjen mes dy grupeve. Kriza politike në Maqedoni duket pa zgjidhje përkundër presioneve të fuqishme nga jashtë. Apeleve të shumta për ulje në bisedime partitë i janë përgjigjur javën e kaluar, por pa ndonjë marrëveshje konkretet, transmeton rel.

Pastrimi i listës zgjedhore, reformat në media dhe para se gjithash puna e prokurorisë speciale, janë disa nga pikat për të cilat partitë politike nuk po mund të merren vesh.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve

“Ka me ju dal tymi herët a vonë atyre që LDK ju largohet nga bashkëpunimi”, Haziri i përgjigjet Kurtit

“Ka me ju dal tymi herët a vonë atyre që LDK ju largohet nga bashkëpunimi”, Haziri i përgjigjet Kurtit

Haradinaj paralajmëron protesta e bllokada: Do të jenë përgjigjja ndaj Kurtit

Haradinaj paralajmëron protesta e bllokada: Do të jenë përgjigjja ndaj Kurtit

Arrestohet gjyqtari i Themelores, dyshohet për keqpërdorim të detyrës

Arrestohet gjyqtari i Themelores, dyshohet për keqpërdorim të detyrës