Presidenti i Kinës nis vizitën “historike” në Serbi

E publikuar: 17/06/2016 22:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, ka arritur në Beograd, ku është pritur nga homologu serb, Tomisllav Nikolliq, dhe zyrtarë të tjerë të Qeverisë së Serbisë.

Udhëheqësit serbë e kanë përshkruar vizitën triditëshe – të parën nga një president i Kinës në rreth 30 vjet – si historike.

Serbia ka gëzuar marrëdhënie të mira me Kinën qysh në vitet 1990, kur Beogradi ka qenë i izoluar ekonomikisht për shkak të rolit të tij në konfliktet në ish-Jugosllavi.

Qysh në vitin 2009, kur dy vendet kanë nënshkruar marrëveshje për partneritet strategjik, Kina ka investuar mbi një miliard dollarë në Serbi.