Ekonomi

Ferid Agani paralajmëron dorëheqjen pas aktakuzës

17.06.2016 14:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Ferid Agani paralajmëron dorëheqjen pas aktakuzës

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, i akuzuar nga prokuroria e shtetit për shpërdorim të detyrës në mandatin e ish-ministrit të shëndetësisë, i ka deklaruar Radios Evropa e Lirë se “nuk do që ta ushtrojë detyrën nën presionin e akuzës” dhe se po bëhen bisedime me partnerët në qeveri për gjetjen e një zgjidhjeje për situatën e krijuar.
Zyra e Kryeprokurorit të shtetit ngriti të mërkurën një aktakuzë ndaj ministrit Agani dhe 63 personave të tjerë. Në njoftimin e Zyrës së Kryeprokurorit thuhet se aktakuza është ngritur ndaj një grupi të mjekëve për shpërdorim të detyrës dhe fondeve për dërgim të pacientëve kosovarë për shërim jashtë vendit.

‘’Të vetmet deklarata përkitazi me këtë çështje, sa më përket mua, deri në përfundim të saj do t’i japin organet e drejtësisë. Çështja është bërë gjyqësore, dihet se për çka jam i akuzuar dhe e vetmja që tash më intereson është verdikti sa më i shpejtë dhe përfundimtar i organeve të drejtësisë gjyqësore mbi pafajësinë time të plotë.”

“Unë nuk jam i interesuar ta ushtroj detyrën nën presionin e akuzës dhe përfundimisht jam për atë që parimi i pastërtisë duhet me u respektu në çdo qeverisje. Jemi në bisedime edhe me partnerët e koalicionit, edhe me kryeministrin dhe të shohim çka do të ndërmarrë”, ka thënë Agani për REL.

Rasti i ministrit Agani, së bashku me një numër rastesh të tjera të dyshimit për shpërdorim detyre, janë bërë çështje dite në opinionin publik për shkak të mos largimit nga detyra që aktualisht kryejnë në institucionet publike.

LEXO EDHE
Ministri Agani beson se do të shpallet i pafajshëm
Në një rast, një kryetar komune, është shpallur fajtor dhe vuan dënimin me burg, një tjetër kryetar i një komune tjetër në Kosovë e ka apeluar vendimin e gjykatës për fajësi dhe gjykimi duhet të ripërsëritet. Por, dorëheqjet në asnjërin rast nuk kanë ndodhur pavarësisht fillimit të hetimeve.

Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është cilësuar si beteja më e rëndë e institucioneve të vendit, ndërkohë që në bazë të vlerësimeve edhe të organizatave ndërkombëtare dhe atyre vendore, opinioni publik ka pak besimin në organet e drejtësisë në vend.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ishte zotuar se të gjithë zyrtarët që mbajnë poste të larta publike dhe që janë nën hetime apo të dënuar nga gjykatat nuk do të lejohet të udhëheqin me institucionet e shtetit. Madje, ai kishte paralajmëruar largimin e personave nën hetime edhe nga listat zgjedhore.

Megjithatë, pavarësisht se janë nën hetime apo janë të dënuar nga gjykatat, funksionin e tyre vazhdojnë ta ushtrojnë disa kryetarë komunash, duke shfrytëzuar edhe disa mundësi ligjore që u lejojnë atyre ushtrimin e funksionit deri në përfundimin e të gjitha proceseve gjyqësore.

Sidoqoftë, disa figura të jetës politike e publike, jo rrallë kanë zgjedhur edhe ikjen nga Kosova, menjëherë pas shpalljes së nisjes së hetimeve ndaj tyre apo edhe pas shpalljes së aktgjykimit. Këto raste, kryesisht kanë të bëjnë me keqpërdorim të pozitës zyrtare, korrupsion dhe krim të organizuar. /rel/.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kurti pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për marrëveshje për presidentin e ri

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për marrëveshje për presidentin e ri

Abdixhiku: Fillimisht dakordësi politike, pastaj emri konkret për presidentin

Abdixhiku: Fillimisht dakordësi politike, pastaj emri konkret për presidentin

Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve