Ekonomi

Qytetarët ankohen për çmime të larta të konsumit

16.06.2016 10:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Qytetarët ankohen për çmime të larta të konsumit

Ndryshe nga të dhënat e publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës ku thuhet se në muajin maj të këtij viti ka pasur rënie të çmimeve të konsumit, qytetarë të anketuar nga Radio Evropa e Lirë dhe ekspertë të çështjeve ekonomike konsiderojnë se ka pasur ngritje të çmimeve.

Disa prej tyre flasin për një standardë të ulët jetësore. Të ardhurat e vogla mujore në familjet e tyre thonë ata, po iu pamundësojnë atyre që të blejnë gjërat e domosdoshme të konsumit.

Në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës të publikuara ditë më parë thuhet se indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit pësoi rënie në një mesatare prej -0.1 për qind në muajin maj 2016, krahasuar me muajin maj 2015.

Po ashtu, sipas ASK-së çmimet e konsumit kanë shënuar rënie në një mesatare prej -0.2 për qind në muajin maj krahasuar me muajin prill të këtij viti.

Sevdije Kosumi një qytetare nga Prishtina, tregon se ka vërejtur ngritje të çmimeve në tregun e Kosovës dhe jo rënie të tyre. Sipas saj, ngritja më e madhe e çmimeve vërehet tek produktet e konsumit të përditshëm.

“Ka rritje të çmimit të disa produkteve, por që duhet blerë ato, pasi që janë të domosdoshme për t’i konsumuar. Për neve me të ardhura të ulëta është mjaft vështirë t’i përballojmë këto çmime të larta. Po ashtu çmimet nuk janë reale”, thekson ajo.

Qytetarët, ndërkaq, shprehin shqetësim se për shkak të mungesës së një mekanizimi shtetërorë që bënë kontrollin e çmimeve në tregun e Kosovës, ka bërë që tregtarët të bëjnë ngritje të pa kontrolluar të çmimeve dhe në favor të bizneseve që ata drejtojnë.

Kosova nuk ka ndonjë mekanizëm që e rregullon tregun e çmimeve. Në mungesë të këtij mekanizimi, edhe përfaqësues të organizatave për mbrojtjen e konsumatorit, patën theksuar se tregtarëve po iu krijohet hapësira që të bëjnë ngritje të çmimeve pa u penguar nga askush.

Derisa, autoritetet e Kosovës, zakonisht janë arsyetuar me atë se në Kosovë ka ekonomi të lirë të tregut dhe se institucionet shtetërore nuk mund ta pengojnë një gjë të tillë.

Elhame Nimani një qytetare tjetër thotë se në tregun e Kosovës ka larami të çmimeve. Po ashtu, sipas saj, shumë herë ndodh që marketet në Kosovë bëjnë edhe marketing të rrejshëm.

“Po i vendosin produktet në aksion dhe po thonë se janë në zbritje, kjo nuk është aspak e vërtetë. Ka rritje të qimeve dhe kjo është një problem për neve. Standardi jetësor i familjes time mund të them që nuk është përmirësuar”, thekson ajo.

Për ekspertët e çështjeve ekonomike në Prishtinë rritja e çmimeve të konsumit të përgjithshëm ka ndodhur nga muaji në muaj dhe nga viti në viti. Në Kosovë thonë ata ka pasur vazhdimisht inflacion, gjë e cila sipas tyre, ka ndikuar edhe në rënien e fuqisë blerëse.

Duke marrë parasysh nivelin e pagave në Kosovë si dhe nivelin e lartë të papunësisë profesori i ekonomisë, Musa Limani thotë se gjendja ekonomike e qytetarëve të Kosovës është e vështirë.

“Duke njohur gjendjen faktike në Kosovë mund të them që standardi jetësor i qytetarëve të Kosovës është duke shënuar rënie dhe jo rritje, për shkak të nivelit të ulët të zhvillimit ekonomik. Pagat në Kosovë janë të ulëta, inflacioni në mënyrë të qetë shënon ngritje dhe unë thjesht edhe nga veti shembulli personal i imi mund të them që shporta e konsumatorit po varfërohet çdo ditë e më shumë”, thotë profesor Limani për Radion Evropa e Lirë.

Burimi më i rëndësishëm i të hyrave të ekonomive familjare, sipas të dhënave të ASK-së del të jetë rrogat nga sektori publik dhe ai privat, pastaj pensionet, të hyrat nga biznesi vetanak, si dhe paratë e dërguara nga jashtë, përkatësisht remitencat.

Qytetarët e Kosovës për vite me radhë ballafaqohen me një gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale. Të ardhurat e tyre janë të ulëta krahasuar me vendet e rajonit dhe më gjerë.

Paga neto mesatare në Kosovë për sektorin publik është mbi 400 euro, derisa, sipas të dhënave të organizatave ekonomike në sektorin privat, paga mesatare është rreth 349 euro.

Sipas të dhënave zyrtare, shkalla e papunësisë në Kosovë është mbi 32 për qind.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare