Ekonomi

Mbi pesë milionë euro përfitime, 220 pacientë të vdekur në spitalin IMH dhe Eda

15.06.2016 18:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Mbi pesë milionë euro përfitime, 220 pacientë të vdekur në spitalin IMH dhe Eda

Prokuroria ka ngritur sot aktakuzë, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër 64 të pandehurve në krye me ministrin Ferid Agani.

Në këtë aktakuzë janë të përfshirë pos ministrit Agani, një sekretar i përgjithshëm i një ministrie, 44 mjekë dhe një infermier të punësuar në institucionet publike shëndetësore, si dhe 13 persona që kanë punuar ose punojnë në institucionet private shëndetësore, ku një numër prej tyre janë udhëheqës ose aksionar të këtyre institucioneve private shëndetësore.

Të pandehurit Ferid Agani dhe Gani Shabani, sekretar i përhershëm në Ministrinë e Shëndetësisë janë akuzuar për shkak të veprës penale: Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Prokuroria pretendon se të pandehurit duke vepruar në kundërshtim më ligjin për prokurimin publik dhe Udhëzimet Administrative të Ministrisë së Shëndetësisë, si dhe duke lejuar pagesat për trajtimin e pacientëve jashtë Institucioneve Publike Shëndetësore, për periudhën 2011 -2015, i kanë mundësuar përfitim financiar spitalit privat IMH në shumë prej 4,050,958.00 euro dhe spitalit privat EDA në shumë prej 504,595.00 euro apo të dyja spitaleve në shumë të përgjithshme prej 4,555,553.00 euro, duke e dëmtuar buxhetin e Kosovës ashtu që në vend që të lejoheshin pagesat deri ne 70% të shpenzime për trajtim mjekësor, të njëjtit lejuan pagesat prej 100 % edhe për rastet kur nuk ishin plotësuar kushtet ligjore, pra për rastet kur pacientët nuk ishin invalidë të luftës ose raste sociale.

Mjekët G. B., S. Gj., F. Sh., B. Z., H. S., B. G., F. H., K. P., D. G., H. Q., A. K., E. P., E. H., A. P., N. M., D. K., A. B., Xh. K., L. P., R. M., janë akuzuar për shkak të veprës penale, keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Këta të pandehur duke vepruar në kundërshtim më Udhëzimet Administrative të Ministrisë së Shëndetësisë u kanë lëshuar pacientëve ose familjarëve të tyre letrat referuese për trajtim mjekësor jashtë institucioneve publike shëndetësore, pasi që të njëjtit i kishin kryer të gjitha trajtimet mjekësore dhe më nuk kishin nevojë për trajtim mjekësor e në disa raste këto letra referuese i kishin lëshuar edhe për persona të vdekur, të cilat letra pastaj ishin njëri ndër kushtet kryesore për tua mundësuar të pandehurve F.A. dhe G.Sh. që të lejonin pagesat për trajtim mjekësor jashtë institucioneve publike shëndetësore, të cilat pagesa për periudhën 2011 – 2015 kanë arritur për të dy spitale private në shumë prej 4,555,553.00 euro.

Të pandehurit: G. B., D. G., E. M., N. R., N. Z., A. K., S. Gj., F. S., L. K., H. S., B. Z., R. E., H. H., B. G., F. S., A. L., A. B., H. Q., G. B., B. M., D. M., B. K., F. S., M. G., M. S., Sh. Sh., F. H., K. P., B. G., B. P., F. Sh., M. A., I. A., P. A., A. S., S. Sh. dhe L. P., janë akuzuar secili veç e veç për veprat penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe marrje e ryshfetit.

Këta të pandehur duke bashkëpunuar më pronarët dhe aksionarët e spitaleve private IMH dhe EDA kanë keqpërdorur pozitën e tyre zyrtare dhe kanë tejkaluar autorizimet zyrtare, duke referuar dhe dërguar pacientë nga institucionet publike shëndetësore në këto dy spitale private në kundërshtim më sistemin e referimit të pacientëve dhe për ketë kanë marr ryshfet nga këto spitale, shuma të parave që shkonin deri në 500 euro nëse pacienti i referuar / dërguar vendoste stentë dhe 150 euro nëse pacienti bënte vetëm koronarografinë. Shumat e ryshfetit që merrnin këta të pandehur sillen nga 150 euro deri në 21,985 euro. Më veprimet e tyre këta të pandehur u shkaktonin dëm pacientëve, i cili dëm sillej nga 700 euro deri në 18,000.00 euro për person dhe më këto veprime për periudhën 2011 -2015 ia kanë mundësuar përfitimet financiare spitalit IMH në shumë prej 4,050,958.00 euro dhe spitalit privat EDA në shumë prej 504,595.00 euro ose të dyja spitaleve në shumë të përgjithshme prej 4,555,553.00 euro.

Të pandehurit A. H., A. B., A. T., D. S., A. B., B. P. dhe L. B. janë akuzuar për veprën penale – dhënie e ryshfetit.

Këta të pandehur si zyrtarë të spitaleve private IMH dhe EDA pas marrëveshjeve që kishin arritur me të pandehurit që punonin në institucionet publike shëndetësore, u kanë dhënë atyre ryshfet ashtu që për çdo pacient të dërguar për vendosjen e stentës i paguanin nga 500 euro dhe për çdo koronarografi paguanin nga 150 euro. Nga pacientët që dërgoheshin në këto spitale për trajtim mjekësor për periudhën 2011 -2015 përfituan financiarisht si në vijim: spitali IMH shumën prej 4,050,958.00 euro dhe spitalit privat EDA në shumë prej 504,595.00 euro ose të dyja spitaleve në shumë të përgjithshme prej 4,555,553.00 euro

Të pandehurit A. H., M. Q., Sh. E., R. Q., A. B., B. P., L. B., dhe B. Z., janë akuzuar për vepër penale – Trajtimi i pandërgjegjshëm mjekësor, ndërsa të pandehurit B. P., L. B., dhe B. Z., edhe për veprën penale -Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore dhe farmaceutike.

Këta të pandehur u kishin thënë pacientëve së ua kishin vendosur një numër të caktuar të stentave, mirëpo të njëjtit pacientë pasi që kishin bërë kontrollet në qendra tjera mjekësore në Kosovë ose jashtë vendit kishin konstatuar së ata nuk i kishin të vendosura stentat ashtu siç u kishin thënë dhe siç i kishin paguar në spitalet private IMH dhe EDA. Në këto spitale për periudhën 2011 – 2014 kishin vdekur një numër i madh i pacientëve (152 pacientë ne spitalin IMH dhe 70 pacientë në spitalin EDA) për këto rastet të vdekjes këta të pandehur nuk kishin vepruar sipas ligjit për shëndetësinë, i cili i detyronte që të bënin obduksionin për secilin pacient që kishte vdekur brenda 72 orëve nga momenti i vendosjes së tyre në këto spitale.

Gjithashtu spitali privat EDA kohë pas kohe kishte punuar pa licencë ose kishte të punësuar mjek që nuk kishin licencë për punën që kryenin në ketë spital

Të pandehurit – personat juridik: IMH, EDA dhe doktorë, janë akuzuar për veprën penale – Dhënie e ryshfetit, ndërsa të pandehurit – personat juridik IMH dhe EDA edhe për veprën penale – Trajtimi i pandërgjegjshëm mjekësor.

Të pandehurit – personi juridik IMH dhe drejtori i saj i pandehuri A. H., personi juridik EDA dhe drejtoi i saj L. B., personi juridik N.SH. “D.” dhe drejtori i saj B. P. dhe N.SH. “Z. dhe R.” Dhe drejtori i saj N. Z. Janë akuzuar për shkak të veprës penale: – Shmangia nga tatimi dhe atë: A. H. dhe IMH. L. B., dhe EDA, B. P. dhe N.SH. “D.”, si dhe i pandehuri N. Z. dhe N.SH. “Z. dhe R.”

Sipas raportit të ATK-së, IMH si person juridik, drejtor i të cilit është i pandehuri A. H. për vitet 2011 – 2015 i është shmangur pagesës së tatimit dhe kontributeve pensionale në shumë prej 83,691.77 euro, personi juridik EDA si person juridik, drejtor i të cilit është i pandehuri L. B. për vitet 2011 – 2015 i është shmangur pagesës së tatimit dhe kontributeve pensionale në shumë prej 49,392.57 euro, personi juridik – N.SH. “D.” si person juridik, drejtor i të cilit është i pandehuri B. P. për vitet 2012 – 2014 i është shmangur pagesës së tatimit dhe kontributeve pensionale në shumë prej 17.265.38 euro, dhe i pandehuri N. Z. si pronar i N.SH. “Z. dhe R.” i është shmangur pagesës së tatimit dhe kontributeve pensionale në shumë prej 22.883.33 euro

Në ketë çështje penale hetimet janë zhvilluar kundër 116 personave fizik dhe 4 personave juridik mirëpo për 56 persona fizik nuk janë plotësuar kushtet ligjore që të përfshihen në këtë aktakuzë, andaj për të njëjtit janë pushuar hetimet për veprën penale për të cilën janë zhvilluar hetimet, mirëpo për një numër të konsiderueshëm të tyre janë identifikuar disa dyshime për veprime tjera inkriminuese dhe për këto veprime të dyshimta çështja penale ka kaluar në Prokurorinë Themelore në Prishtinë si prokurori kompetente për të hetuar veprimet e dyshuara./Insajderi.com

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Von der Leyen: Zgjerimi i BE-së është imperativ strategjik, vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të përshpejtojnë reformat

Von der Leyen: Zgjerimi i BE-së është imperativ strategjik, vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të përshpejtojnë reformat

Peci reagon pas incidentit në Kuvendin Komunal të Mitrovicës: Qeverisja jonë nuk shantazhohet

Peci reagon pas incidentit në Kuvendin Komunal të Mitrovicës: Qeverisja jonë nuk shantazhohet

Këto janë shifrat alarmante – vendimi i Armend Mujës që rriti importin e qumështit dhe po shkatërron prodhuesit e përpunuesit vendorë

Këto janë shifrat alarmante – vendimi i Armend Mujës që rriti importin e qumështit dhe po shkatërron prodhuesit e përpunuesit vendorë

Kurti në Samitin BE-Ballkani Perëndimor kërkon statusin e kandidatit për Kosovën: Ka katër vjet që kemi aplikuar

Kurti në Samitin BE-Ballkani Perëndimor kërkon statusin e kandidatit për Kosovën: Ka katër vjet që kemi aplikuar

KMShK lanson web-faqen e re, tashmë online në adresën e re

KMShK lanson web-faqen e re, tashmë online në adresën e re

Policia gjen një armë zjarri gjatë kontrollit në një automjet në Suharekë

Policia gjen një armë zjarri gjatë kontrollit në një automjet në Suharekë

Ambasada e Francës në Prishtinë del me njofitm për shtetasit e saj që duan lejeqëndrim në Kosovë

Ambasada e Francës në Prishtinë del me njofitm për shtetasit e saj që duan lejeqëndrim në Kosovë

Presidentja themelon Këshillin Presidencial për Fuqizimin e Grave, Barazinë Gjinore dhe Mbrojtjen e të Drejtave të Grave

Presidentja themelon Këshillin Presidencial për Fuqizimin e Grave, Barazinë Gjinore dhe Mbrojtjen e të Drejtave të Grave

Austria hap vende të reja pune sezonale, përfiton edhe Kosova

Austria hap vende të reja pune sezonale, përfiton edhe Kosova

Sveçla merr pjesë në Takimin e Nivelit të Lartë të Fondit Global për Angazhimin dhe Qëndrueshmërinë e Komuniteteve (GCERF)

Sveçla merr pjesë në Takimin e Nivelit të Lartë të Fondit Global për Angazhimin dhe Qëndrueshmërinë e Komuniteteve (GCERF)

Rama merr pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel

Rama merr pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel

Kreu i Listës së Studentëve paralajmëron arrestime të reja në Serbi: Ky është vetëm fillimi

Kreu i Listës së Studentëve paralajmëron arrestime të reja në Serbi: Ky është vetëm fillimi

Shefat e misioneve diplomatike të BE-së i bashkohen thirrjes kundër femicidit në Kosovë

Shefat e misioneve diplomatike të BE-së i bashkohen thirrjes kundër femicidit në Kosovë

Bajrami: Buxheti i Kosovës nuk adreson sfidat kryesore, është i bazuar në konsum

Bajrami: Buxheti i Kosovës nuk adreson sfidat kryesore, është i bazuar në konsum

IKShPK bën thirrje për kujdes me antibiotikët: Mos i përdorni për grip e ftohje

IKShPK bën thirrje për kujdes me antibiotikët: Mos i përdorni për grip e ftohje

Ambasada e Kosovës në Vjenë me njoftim të rëndësishëm për qytetarët

Ambasada e Kosovës në Vjenë me njoftim të rëndësishëm për qytetarët