Ekonomi

Ferid Agani: Jap llogari vetëm para Zotit (Video)

15.06.2016 20:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Ferid Agani: Jap llogari vetëm para Zotit (Video)

Ish-ministri i Shëndetësisë, tash ministër i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor është ftuar sot në një tubim për të folur për lumturinë. Ai në fjalën e tij, bëri ndërlidhjen e ngushtë të lumturisë me religjionin duke thënë se burimi lumturisë vjen nga besimi në Zot dhe se shkenca do të ketë të pamundur që të realizojë atë që quhet shpirti, pasi që nuk mund të elaborohet si koncept.

Sot, ndaj ministrit Ferid Agani janë mbajtur dy ngjarje të rëndësishme që e akuzojnë atë në dy fronte:

  • protesta në Prizren, ku kërkohet përgjegjësi për vdekjen e Xheneta Gashit, 3-vejçares pas rrëzimit të murit të një shtëpie të vjetër në Zonën Historike të Prizrenit, ku Ministria që udhëheqë Agani është përgjegjëse për këtë Zonë bashkë me Ministrinë e Kulturës dhe Komunën e Prizrenit,
  • aktakuza e ngritur nga Prokuroria e Shtetit ndaj Ferid Aganit, sa ka qenë ministër i Shëndetësisë, për shkak të veprës penale: Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, pasi është lejuar që së bashku me 63 persona të tjerë.

Për këtë arsye, Insajderi, kur është hapur koha e debatit, e ka pyetur Aganin nëse ai ndihej përgjegjës që për shkak të këtyre akuzave, dhe nëse e ka në plan të jap dorëheqje.

Agani është përgjigjur se të dyja akuzat janë të paqëndrueshme dhe se nuk e ka ndërmend të jap dorëheqje.

“Jap llogari vetëm para Zotit”, ka thënë Agani, teksa organizatorët e ngjarjesEudaimonia nga “Cyano’s Day”, kanë penguar gazetarin që të xhiroj përgjigjen duke ia ndalur telefonin.

Video Player

Agani lidhur me kërkesën e qytetarëve për dorëheqje në rastin e Prizrenit dhe ngritjen e aktakuzës ndaj tij, ka thënë se nuk e ndjen vetën përgjegjës as si person e as si drejtues politik.

“Shoqëria civile dhe qytetarët mund të kërkojnë dorëheqje, por a e ndjej vetën përgjegjës për vdekjen, jo. Edhe a jap llogari para shoqërisë civile dhe një grupi qytetarët kur ka miliona të tillë, jo. Jap llogari vetëm para Zotit”, ka thënë Agani.

20160615_175056[1]

Insajderi, ka insistuar që ta pyes Aganin nëse do të jap përgjegjësi para Gjykatës për aktakuzën ndaj tij por ai ka vazhduar ta ripërsërisë të njëjtën gjë, teksa gazetarit i është kërkuar që të mos vazhdojë më me pyetje dhe të mos xhiroj, në të kundërtën do të largohet nga salla.

Në fillim të kësaj ngjarje, Agani kishte thënë për aktakuzën se “ia kishte prishur lumturinë”./Insajderi.com

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje