Radio Televzioni i Kosovës nga java e kaluar në skemen e vetë programore ka shtuar edhe një serial vendor. Në tëlëvizionin publik qytetarët e Kosovës tash e tutje çdo të shtunë mund të shohin serilan “Lezeti i pleqve. Rolet kryesore në këtë serial i kanë Fatmir Haliti , Anisa Ismajli, Veton Osmani e Myrvete Kurtishi, etj.
“Lezeti i pleqve” ky është emri i serialit më të ri që ka nisur të trasmetohet në RTK nga data 4 e këtij muaji.
Ky serial, që deri tani ka shfaqur dy seri do të vazhdojë të transmetohet çdo të shtune në RTK, derisa vetëm episodat e para janë pritur mirë nga audienca.
Pjesë e këtij seriali do të jënë një kast e mrekullueshme e aktorvëe, të prirë nga Fatmir Haliti , Anisa Ismajli, Veton Osmani e Myrvete Kurtishi.
Aktori Haliti ka treguar se në këtë serial do të ketë shumë befasi për shikuest, derisa ka premtuar se “Lezeti i pleqve” do të bëjë për vete shumë shikues.
“ Në këtë serial do të vazhdojnë të luajnË aktorët më të mirë të vendit. Ju sigurojë se do të jëtë një serial që do të bëjë për vete shumë shikues. Puna jonë do të tregojë këtë”, ka thënë Haliti .
Ky serial nën regjinë e Shkelzen Sylejmanit dhe skenar të Imer Veliut pritet të transmetohet për një kohë të gjatë në Radio Televizionin e Kosovës.