Ekonomi

Fitimi i bankave arrin në 24.5 milionë euro

07.06.2016 10:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Fitimi i bankave arrin në 24.5 milionë euro

Bazuar në raportin e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) shihet se gjatë katër muajve të parë të këtij viti, fitimi i bankave ka arritur në 24.5 milionë euro, derisa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak, të gjitha bankat komerciale në vend kishin arritur një profit prej 28.7 milionë euro, apo 4.2 milionë euro më pak se në periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Më tej në raportin e BQK-së shihet se të hyrat e bankave nga fillimi i vitit e deri në fund të muajit prill kanë arritur në 76.7 milionë euro, ku nga kjo shumë 58.9 milionë euro janë të hyra nga interesi. Ndërkaq, gjatë periudhës së njëjtë kohore shpenzimet e bankave kanë arritur në 52.2 milionë euro, ku 31.4 milionë euro janë shpenzime administrative.

Gjithnjë bazuar në raportin e BQK-së shihet sa gjatë kësaj periudhe kohore në Kosovë ka pasur ngritje të interesit në kredi dhe rënie të normës së interesit në depozita. “Gjatë muajit prill të këtij viti norma mesatare e interesit për kredi ka qenë 7,7 % derisa një muaj më herët ajo ka qenë 7,4 %. Ndërkaq norma mesatare e interesit në depozita gjatë prillit të këtij viti ka qenë 0,8 %, derisa një muaj më herët ajo ka qenë 0,9 %”, thuhet në raportin e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Von der Leyen: Zgjerimi i BE-së është imperativ strategjik, vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të përshpejtojnë reformat

Peci reagon pas incidentit në Kuvendin Komunal të Mitrovicës: Qeverisja jonë nuk shantazhohet

Këto janë shifrat alarmante – vendimi i Armend Mujës që rriti importin e qumështit dhe po shkatërron prodhuesit e përpunuesit vendorë

Kurti në Samitin BE-Ballkani Perëndimor kërkon statusin e kandidatit për Kosovën: Ka katër vjet që kemi aplikuar

KMShK lanson web-faqen e re, tashmë online në adresën e re

Policia gjen një armë zjarri gjatë kontrollit në një automjet në Suharekë

Ambasada e Francës në Prishtinë del me njofitm për shtetasit e saj që duan lejeqëndrim në Kosovë

Presidentja themelon Këshillin Presidencial për Fuqizimin e Grave, Barazinë Gjinore dhe Mbrojtjen e të Drejtave të Grave

Austria hap vende të reja pune sezonale, përfiton edhe Kosova

Sveçla merr pjesë në Takimin e Nivelit të Lartë të Fondit Global për Angazhimin dhe Qëndrueshmërinë e Komuniteteve (GCERF)

Rama merr pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel

Kreu i Listës së Studentëve paralajmëron arrestime të reja në Serbi: Ky është vetëm fillimi

Shefat e misioneve diplomatike të BE-së i bashkohen thirrjes kundër femicidit në Kosovë

Bajrami: Buxheti i Kosovës nuk adreson sfidat kryesore, është i bazuar në konsum

IKShPK bën thirrje për kujdes me antibiotikët: Mos i përdorni për grip e ftohje

Ambasada e Kosovës në Vjenë me njoftim të rëndësishëm për qytetarët