Peshkatarët e Dymchurch në Kent thanë se atyre u janë ofruar rregullisht të holla për të transportuar emigrantët.
Ata thonë se kontrabandistët u kanë ofruar atyre 25 herë më shumë para seç fitojnë në një ditë nga peshkimi, por e kanë refuzuar se dinë që është e paligjshme.
Peshkatarët e Dymchurch në Kentaty ku ku 18 shqiptarë u shpëtuan nga mbytja muajin e kaluar, thanë se u janë ofruar rregullisht të holla nga ana e trafikantëve të emigrantëve.
“Mu afrua një njeri i cili më pyeti nëse jam i interesuar të fitoj shumë para”, tha ai për Sky Neës. “I thashë se nuk kisha asnjë lloj interesi në kontrabandë pije ose duhan apo droga” Oh jo këtë… njerëzit”.
“Ata janë duke na ofruar 20 deri në 25 herë më shumë para se ç’mund të fitojë një peshkatar në një ditë peshkimi, por të gjithë e dinë se është e paligjshme dhe ka një dënim me burg, në fund të saj”.
Ndërkohë një pronar jahti francez tha se si i ka çuar në mënyrë klandestine shqiptarët nëpër kanalit për në Devon. Ish-ushtar parashutist Didier Corfec është paguar 1,000 euro (£ 785) për emigrant nga një ndërmjetës.
Ai i bëri dy udhëtime në Britani të Madhe me 14 shqiptarë kontrabandë në vitin 2012.
Ai u dënua dhjetorin e kaluar, së bashku me 12 marinarëve të tjera franceze dhe u gjobit me £ 11.000, si dhe u dënua me 18 muajsh me kusht.