Sabri Novosella: Në burgjet e Serbisë u dënova me dëshminë e babait të Nënkryetarit të VV-s

E publikuar: 03/06/2016 22:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sabri Novosella thotë se ishte dënuar nga shteti i Serbisë për shkak të dëshmisë së Bardhyl Çaushit, i cili është babai i Driton Çaushit, nënkryetar i Lëvizjes Vetëvendosje. Thotë se ai u dënua me dy vjet burg derisa Sinan Stublla me tetë muaj burg, me ‘pretekstin për vepër armiqësore kundër Jugosllavisë’.

Shkrimi i plotë i Sabri Novosellës në Facebook:

Bardhyl Qaushi ka qenë dëshmitar në Gjygjin e qarkut të Pejës, kundër meje Sabri Novosellës dhe Sinan Stubllës!

Me dëshmin e Bardhyl Qaushit, unë u dënova me 2 (dy) vite burg të rënd kurse Sinan Stublla me 8 (tetë) muaj burg gjithashtu të rënd, me pretekstin për vepër armiqësore kundër Jugosllavisë.

LEXO EDHE
Gorani i VV’së: Në një parti politike të gjithë duhet të mendojnë njësoj (Video)
Pas dëshmis kundër meje dhe Sinan Stubllës, Bardhyl Qaushin okupatorët sërbosllav e dërguan në Universitetin e Beogradit me bursë të shtetit për ta bërë magjistër, ku më vonë edhe Doktor të Jurispodencës.

Për këtë vepër kriminale në shërbim të okupatorëve sërbosllav Prof.Dr. Zekiria Cana pati shkruar një artikull, ku ky shkrim ishte botuar në Gazetën “RILINDJA” (pas ndalimit të botimit të “RILINDJES” në Prishtinë, ajo botohej në Tiranë)

Tani djali i Bardhyl Qaushit, Driton Qaushi ne ballë të VV-së ( nënkryetar i VV-së) bashk me Albin Kurtin po luftojnë kundër Amerikës!!!