Rrahim Pacolli blen shtëpinë e Hashim Thaçit, ja çmimi i saj (Foto)

E publikuar: 01/06/2016 14:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rrahim Pacolli ka konfirmuar për “Indeksonline” se para disa ditësh ka blerë shtëpinë e presidentit Hashim Thaçit në “Veternik” të Prishtinës.
Pacolli ka thënë se kjo shtëpi, të cilën e ka blerë para një jave, i ka kushtuar mbi treqind mijë euro.
“Po, është e vërtetë që e kamë blertë shtëpinë e Hashim Thaçit. Ndërsa çmimi i saj ishte 360 mijë euro”, është shprehur ai.

Ish-sekretari i Aleancës Kosova e Re dhe pronari i kompanisë “Siguria”, Rrahim Pacolli ka blerë shtëpinë e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Kështu bëjnë të ditur burime të Indeksonline sipas të cilave, kryesuesi i Delegacionit të Kosovës për Kartonin e Gjelbër, Pacolli tashmë është pronar i shtëpisë së Thaçit.
Ndryshe, që nga viti 2008 presidenti Hashim Thaçi kishte nisur ndërtimin e një shtëpie në lagjen “Veternik” të Prishtinës, pas largimit nga shtëpia e tij në lagjen “Arbëria”, pas incidentit me Fazli Sejdiun, tashmë i akuzuar për tentativë vrasje.
Ndërtimin e kësaj shtëpie prej 700 metra katrorësh, Thaçi ka arritur ta fusë vetëm nën kulm.
thaqi-shpia-pasuria1