Këto janë fotot dhe videot, të cilat tregojnë trafikimin e shqiptarëve dhe dy britanikëve. Videoja e cila është filmuar ditën e shtunë, më 28 maj në orën 4: 43 pasdite, tregon një burrë i cili mbante një varkë duke u drejtuar nga deti në Dymchurch, Kent.
Kjo varkë besohet të jetë e njëjta që është përdorur për të sjellë emigrantët shqiptarë, përgjatë kanalit La Mansh.
Gjithashtu në një video tregohet se pak para mesnatës, rreth kohës së njoftimit për përmbysjen e varkës, është kapur një tjetër varkë i cila po shkonte të njëjtin drejtim.
Një peshkatar 40-vjeçar tha se ai i kishte parë trafikantët në varkë pasditen e së shtunës.
Në orët e para të së dielës, 18 shqiptarë dhe dy britanikë u shpëtuan dhe u sollën në breg në Dymchurch, pasi varka e tyre filloi të fundosej, shkruan tvklan. Dy burra ndodhen në gjykatë me akuzën trafikimit të emigrantëve.