Ekonomi

Kërkohet debat për procesin e legalizimit të ndërtimeve

23.05.2016 13:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kërkohet debat për procesin e legalizimit të ndërtimeve

Procesi i legalizimit të ndërtimeve pa leje është ndër projektet më të rëndësishme dhe po ashtu më të ndërlikuara në periudhën e pasluftës në Kosovë, i cili nuk do të mund të ketë sukses të plotë pa inkorporimin e të gjitha institucioneve gjegjëse, duke përfshirë edhe vet qytetarin.

Kështu tha ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, gjatë debatit të organizuar me gazetarë dhe shoqëri civile që u mbajtë në hapësirat e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Duke shpjeguar në mënyrë kronologjike , ministri Agani tha se ky proces ka filluar me miratimin e ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje dhe në fazën e parë të zbatimit të ligjit që ka qenë regjistrimi i ndërtimeve pa leje, në regjistrin shtetëror janë regjistruar mbi 350.000 ndërtime.

“Faza e parë e legalizimit ka qenë sukses shumë i madh. Duke punuar së bashku dhe me resurse shumë të kufizuara, qeveria qendrore dhe ajo komunale dhe qytetarët i kanë identifikuar më shumë se 350,000 ndërtime pa leje. Të gjitha këto ndërtime janë vendosur në një bazë të të dhënave dhe në një hartë digjitale”, pohoi ministri Agani.

Ministri Agani bëri të ditur se si ministria që ai drejton është duke e ndërmarrë një proces reforme paralelisht ne tri kahje: reformimin e procesit të dhënies së lejes për ndërtim, sistemet e planifikimit hapësinor për t’i adresuar shkaqet e problemit, dhe zgjidhjen e mëtejme të legalizimeve.

“Qëllimi ynë është që, sa më shumë që të jetë e mundur, ndërtesat të mos rrënohen, por që rrethanat të formalizohen ashtu si janë dhe të krijohen mekanizma pozitivë përmes përmirësimeve në ndërtim dhe në planifikimin hapësinor që me kalimin e kohës do të çojnë në zhvillimin e Kosovës”, shtoi ministri Agani.

Agani tha se tani ekzistojnë të dhënat e sakta për numrin dhe lokacionet e këtyre ndërtimeve, ku mund të rishikohen politikat ekzistuese që janë të domosdoshme për kompletimin e këtij procesi.

“Sipas Ligjit për Trajtimin e Ndërtimeve pa Leje, qytetarët kanë pasur 6 muaj mundësi të dorëzojnë aplikimet për legalizim. Periudha e aplikimit ka përfunduar më 16 mars, 2016. Gjatë procesit të amandamentimit të Ligjit do të adresohen të gjitha sfidat dhe paqartësitë që kanë shkaktuar pengesa në funsksionimin e plotë të këtij ligji” shtoi ai.

Në këtë debat komente dhe sygjerime dhanë edhe gazetarët, por edhe përfaqësuesi i GAP-it, të cilët shtruan dilemat e tyre përkitazi me mbarëvajtjen e këtij procesi, që padyshim u konsiderua si shumë i rëndësishëm për qytetarët dhe në përgjithësi për vënien e rregullit sa i përket ndërtimeve dhe planifikimit hapësinor.

U bë e ditur se për shkak të mungesës së kapaciteteve të komunave për t’u përballur me një numër të madh të papritur të ndërtimeve pa leje, në regjistër ka pasur shumë gabime teknike me të cilat nuk mund të hartohet një listë reale e rrënimit.

Ndërsa, u inkurajuan të gjithë zyrtarët komunalë dhe mediet që përmes rolit të tyre të mbështesin procesin e legalzimit, duke e ditur që është një projekt me rëndësi për shtetin e Kosovës për mirëqenien dhe sigurinë e Kosovës, transmeton rtk.

Të pranishëm në këtë debat ishin edhe zyrtarë gjegjës të ministrisë, duke përfshirë Sekretarin e Përgjithshëm, Arben Çitaku, drejtori i Departamentit për Plaifikim Hapësinor, Ndërtim dhe Bani, Blerim Çeku, dhe Udhëheqësi i Divizoinit të Banimit, Xhemajl Metolli.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje