Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, përmes një shënimi në Facebook, ka dhënë përkrahje për prodhuesit e vendit.
Ai duke marrë shkas nga kampanja “Made in Kosova”, ka thënë se projekte të tilla janë mundësi e mirë për forcimin e ekonomisë së vendit dhe fuqizimin e Kosovës në realizimin e suksesshëm të MSA-së.
Ja edhe postimi i plotë i kryeministrit Mustafa:
Kampanja e lansuar para disa ditëve, “Made in Kosova”, paraqet një mundësi për kontribut të të gjithë shoqërisë në forcimin e ekonomisë së vendit. Përkrahja e kësaj kampanje e fuqizon Kosovën në realizimin e suksesshëm të MSA-së, në rritjen e qëndrueshme ekonomike, në gjenerim të vendeve të punës dhe në njohjen e Kosovës përmes produkteve tona cilësore. Zyra ime e ka përkrahur këtë kampanjë dhe do të vazhdojë të përkrah prodhuesit vendorë deri në realizimin e plotë të “Made in Kosova”!