Ekskluzive, dëshmitë e fëmijëve të abuzuar në Shkodër

19.05.2016 22:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Ekskluzive, dëshmitë e fëmijëve të abuzuar në Shkodër

Pesë edukatore përfunduan në burg, në pritje të vlerësimit të masës së sigurisë që do të zhvillohet në Gjykatën e Shkodrës për një skandal që kalon përmasat njerëzore në jetimoren e Shkodrës.

Rrahjet dhe dhuna psikologjike janë më të paktat që rrëfehen në dëshmitë e fëmijëve të mitur. Neglizhenca e tyre ka lejuar dhunime seksuale ndaj të miturave, çfarë në fakt jep sinjalet tronditëse për këto lloj institucionesh në Shqipëri.

Rast pas rasti duke u evidentuar, shteti shqiptar nuk po mundet dot të gjejë një mekanizëm frenimi për të ndalur përfundimisht këtë dhunë. Jashtë kontrolleve, të cilat vlejnë vetëm për evidencë, këto institucione janë kthyer të pasigurta, pavarësisht se punonjëset janë ndërruar shpesh. Por duket se kanë të njëjtin refleks; dhunën.

Skandali i radhës u zbulua nga institucioni i Avokatit të Popullit. Grup i tij i kontrollit ndodhej në Sarandë për të zbuluar një rast ku vajzat që mbushnin moshën dhe dilnin nga jetimorja binin pre e një rrjeti trafiku prostitucioni, ndërsa djemtë në trafik droge. Duke hetuar këtë rast, për të cilin duhen ende prova, mori dëshmi për një tjetër institucion, atë Shkodrës, nga një dëshmi e rastësishme.

Dëshmia i çoi për kontroll në Shkodër, ku grupi i kontrollit mësoi jo një rast, por disa të tillë për dhunë, rrahje, fyerje, e deri në dhunim seksual. Aq tragjike janë dëshmitë e fëmijeve sa, përdorimi i tyre si personazhi i Kozetës tek “Të mjerët” e Viktor Hygos për të larë dhe pastruar gjithë institucionin të jep të paktën një ngushëllim artistik.

Pas denoncimit të bërë në prokurori nga Avokati i Popullit, prokuroria e Shkodrës ndërmori një hetim të menjëhershëm nga ku rezultoi se kishte baza dhe dyshime të arsyeshme se ato që dëshmonin fëmijët të ishin të vërteta. Për tre vajzat e denoncuara për dhunë seksuale akuzat u vërtetuan edhe shkencërisht. Ato do të paraqiten si prova me e pakundërshtueshme në gjykatë.

Top Story sjell disa nga dëshmitë e fëmijëve:

Dëshmia 1

“…kam dijeni për dhunën fizike të ushtruar nga edukatorja ndaj nje fëmije 9 vjeç. Kjo ngjarje e ndodhur në Janar 2016, në kohën kur fëmija ishte bërë synet dhe ishte akoma me plagë. ai erdhi dhe më takoi vetë në korridor dhe më tha se i ka rënë zysha me shkop të karriges tek plaga dhe ishte gjakosur.. Ky veprim ishte bërë tek një nga dhomat e mësimit, në prani tëfëmijve të tjerë të mitur.Të nesërmen për këtë veprim i kam thënë drejtorit në zyrën e tij dhe ai më tha se e ka për të mirën e vet. Në fillim të vitit 2015, një fëmijë tjetër i kësaj shtëpie, është larguar nga shtëpia dhe kur erdhi të nesërmen më tha duke qarë se, djali i madh i drejtoreshës e kishte rrahur. Veç sa sipër, kam vënë re se zyshat, u kërkojnë fëmijëve të vegjël 10-12 vjeç, për të pastruar korridoret dhe banjat, si djemve ashtu edhe vajzave. Gjithashtu kam për të thënë se psikologja sjell shpesh në Shtëpinë e Fëmijës djalin e saj 14 vjeçar, i cili sillet keq me fëmijët duke i goditur dhe me shpulla”.

Dëshmia 2

“Kur jam kthyer nga Tirana, ku kam qenë për vizitë pranë familjes time, shoku im që është 13 vjeç më tha se gjatë një ekskursioni në Razëm kishte parë nje djale që ngacmonte nje 12 vjecare”.

Dëshmia 3

“Kam dijeni se para dy vjetëve, mund të ketëqenë muaj vere, kur një ditë shoku im më tregoi një video në celularin e tij ku zysha godiste nje nxenes 13 vjeç tek klasa e mësimit, me shkop në trup dhe ai qante e bërtiste”.

Dëshmia 4

Në Razëm kemi shkuar më 1 Qershor 2015, kur kam parë një djalë që ngacmonte një vajze 12 vjeç, duke qenë të zhveshur nga mesi e poshtë, të dy. Kjo ka ndodhur tek një shtëpi e vjetër dhe unë i pashë pasi i ndoqa nga prapa”.

Dëshmia 5

“..kur isha 8-9 vjeç isha i sëmurë dhe nuk bëja detyrat dhe zysha me nxori nga klasa. Mandej me thirri tek një klasë tjetër (quhet kompani).Kishte të fshehur prapa një shkop, më kapi për dore dhe më çoi tek dushet, e mbylli derën dhe më gjuajti me shkop. Pasi më ra me shkop në trup, më mori me të mirë dhe më tha hajde mos qaj”.

/ Top Channel

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Qorrolli thotë se ka pasur edhe emra të tjerë të propozuar nga Kurti për President

Qorrolli thotë se ka pasur edhe emra të tjerë të propozuar nga Kurti për President

Trumpi paralajmëron sulme “shumë më të fuqishme” nëse Irani refuzon marrëveshjen

Trumpi paralajmëron sulme “shumë më të fuqishme” nëse Irani refuzon marrëveshjen

Arrestohet 23-vjeçari në Shtime për dhunë në familje, ndalohet për 48 orë

Arrestohet 23-vjeçari në Shtime për dhunë në familje, ndalohet për 48 orë

OVL-UÇK: Shtyrja e vendimit në Hagë është goditje ndaj drejtësisë dhe të drejtave të njeriut

OVL-UÇK: Shtyrja e vendimit në Hagë është goditje ndaj drejtësisë dhe të drejtave të njeriut

Përparim Rama: Prishtina nesër prezantohet në “Expo AI 2026” në Washington si qendër e inovacionit dhe rinisë

Përparim Rama: Prishtina nesër prezantohet në “Expo AI 2026” në Washington si qendër e inovacionit dhe rinisë

Peticioni me 200 mijë nënshkrime, Gucati: Na kanë pritur mirë në Hagë, i lumtur që e çova amanetin në vend

Peticioni me 200 mijë nënshkrime, Gucati: Na kanë pritur mirë në Hagë, i lumtur që e çova amanetin në vend

Ujësjellësi “Prishtina”: Borxhi prej 45 milionë eurosh po rrezikon investimet dhe shërbimet për qytetarët

Ujësjellësi “Prishtina”: Borxhi prej 45 milionë eurosh po rrezikon investimet dhe shërbimet për qytetarët

Ferat Shala nuk do të garojë për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit: PDK-së i duhet frymë e re

Ferat Shala nuk do të garojë për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit: PDK-së i duhet frymë e re

Memli Krasniqi pas vizitës në Hagë: Po i numërojmë ditët deri në kthimin e Kadri Veselit dhe bashkëluftëtarëve në Kosovë

Memli Krasniqi pas vizitës në Hagë: Po i numërojmë ditët deri në kthimin e Kadri Veselit dhe bashkëluftëtarëve në Kosovë

Kosovës i shtohen edhe 17 gjyqtarë të rinj

Kosovës i shtohen edhe 17 gjyqtarë të rinj

U.D Presidentja Haxhiu vizitoi Shoqatën e Familjeve të të Pagjeturve në Mitrovicë

U.D Presidentja Haxhiu vizitoi Shoqatën e Familjeve të të Pagjeturve në Mitrovicë

Kupchan: Kosova më përpara mund të hyjë në NATO se në BE

Kupchan: Kosova më përpara mund të hyjë në NATO se në BE

Kurti fton mërgimtarët që të regjistrohen për votim nga jashtë vendit

Kurti fton mërgimtarët që të regjistrohen për votim nga jashtë vendit

Konjufca takohet me homologen e tij në Irlandë, i kërkon mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në BE

Konjufca takohet me homologen e tij në Irlandë, i kërkon mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në BE

AKB: Disa ngarkesa me produkte ushqimore nga Shqipëria po mbahen të bllokuara gjatë në Morinë

AKB: Disa ngarkesa me produkte ushqimore nga Shqipëria po mbahen të bllokuara gjatë në Morinë

Osmani: Mërgatë, më 7 qershor ju duam përsëri bashkë – ejani në Kosovë

Osmani: Mërgatë, më 7 qershor ju duam përsëri bashkë – ejani në Kosovë