Bota & Rajoni

Maqedonia në prag të përshkallëzimit

17.05.2016 17:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Maqedonia në prag të përshkallëzimit

Maqedonia rrezikon të futet në një fazë tejet kritike në aspektin e sigurisë, kanë thënë ekspertë të fushës së sigurisë në vend, duke numëruar shkaktarët që ndikojnë në këtë fushë, në mes tjerash: humbja e besimit në faktorin politik, shtimi i intenzitetit të protestave kundër politikave të pushtetit dhe rrjedhimisht edhe bllokimi i institucioneve.

Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Pavle Trajanov, aktualisht deputet, partia e të cilit është pjesë e koalicionit qeverisës, thotë se situata e sigurisë mund të eskalojë nëse nuk mblidhet parlamenti dhe njehërësh nuk shfuqizohet vendimi i presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov, për faljen e politikanëve të cilët hetohen nga Prokuroria Speciale Publike e Maqedonisë për vepra të rënda penale.

“Të gjitha institucionet shtetërore mbahen të bllokuara nga VMRO DPMNE dhe kjo pamundëson që ata të reagojnë ndaj situatave të caktuara, përkatësisht sfidave para të cilave ndodhet Maqedonia si shtet. Kemi një situatë ku është shkelur kushtetuta me vendimin e presidentit Gjorge Ivanov që të falë politikanët, njëkohësisht caktimi i zgjedhjeve më 5 qershor, në formën si u shpërbë parlamenti, që gjithashtu është antikushtetuese.”

“Pa u shfuqizuar abolicioni i presidentit Ivanov si dhe pa u shtyer data e zgjedhjeve duket se protestat do të marrin dhe më shumë intensitet, dhe me këtë edhe situata e sigurisë pritet që të eskalojë, duke e çuar vendin në një rrugë të pakrye”, nënvizon Pavle Trajanov, ish-ministër i Punëve të Brendshme.

Qebir Avziu, profesor universitar, si shqetësim ngre prezencën shumë të ulët të shqiptarëve në strukturat udhëheqëse të forcave të sigurisë.

“Shqiptarët nuk janë aspak të pranishëm ku është koncentruar pushteti i forcave të sigurisë. Me vat faktin se shqiptarët nuk janë të pranishëm në strukturat udhëheqëse të sigurisë do të thotë se të gjithë ne nuk mund të jemi të sigurt. Në një situatë të këtillë, e tërë siguria e popullatës shqiptare, po edhe e Maqedonisë si shtet, varet nga pala tjetër, ajo maqedonase.”

“Ne si shqiptarë nuk jemi të pranishëm fare ose shumë pak jemi të pranishëm tek forcat speciale të Maqedonisë, jo vetëm në strukturat vendimmarrëse, po edhe në strukturat më të ulta, ndërkohë është e ditur se siguria e vendit varet pikërisht nga këto struktura, përkatësisht njësitë e policisë; kështu që, ne si shqiptarë më së paku jemi të informuar për intervenimet, përkatësisht aksionet policore të cilat merren për sigurinë e vendit”, thekson Qebir Avziu, ligjërues i Shkencave të Sigurisë në Universitetin Shtetëror të Tetovës për Radion Evropa e Lirë.

Ekspertët e sigurisë gjithashtu theksojnë se siguria e Maqedonisë si shtet dhe qytetarëve të saj është e cenuar krahas ngjarjeve të cilat aktualisht ndodhin në vend, rrjedha e të cilave nuk dihet, dhe si pasojë e paralelizmit të krijuar brenda Ministrisë së Punëve të Brendshme, përkatësisht ministrit Olive Spasovki nga radhët e opozitës maqedonase, përkatësisht Lidhjes Social-demokrate të Maqedonisë dhe zëvendësit të tij, zëvendësminsitrit Mitko Cavkov nga radhët e partisë së ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski.

Edhe vet ministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë, Oliver Spasovski, ka ngritur shqetësimin për funksionimin e dikasterit që përfaqëson, pas marrjes së një pjese të kompetencave nga ana e Qeverisë së Maqedonisë.

Ai paraqiti dorëheqjen, e cila nuk u pranua, ndërkohë që në krye të dikasterit të policisë qëndron me kompetenca të redukuara nga ana e Qeverisë. transmeton rel.

Nga ana tjetër, njohësit e çështjeve të sigurisë, Qebir Avziu dhe Pavle Trajanov, thonë se shpresë e vetme për ruajtjen e stabilitetit të vendit mbetet reagimi i fuqishëm nga ana e faktorit ndërkombëtar për shtyrjen e zgjedhjeve dhe krijimin e një qeverie teknike në nivel ekspertësh, e cila pos përgatitjes së vendit për zgjedhje të besueshme, do të ketë për detyrë t’i çlirojë institucionet nga ngulfatja e politikës dhe me këtë të ndikojë pozitivisht edhe në situatën e sigurisë në Maqedoni.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Enver Hoxhaj nga Prizreni, mesazh Hagës për katërshen e UÇK-së: Në emër të popullit, shpalleni të pafajshëm

Enver Hoxhaj nga Prizreni, mesazh Hagës për katërshen e UÇK-së: Në emër të popullit, shpalleni të pafajshëm

Ambasadori italian njofton për takimin me Haxhiun, bisedojnë çështjen e presidentit

Ambasadori italian njofton për takimin me Haxhiun, bisedojnë çështjen e presidentit

Komuna e Prishtinës hap konsultim publik për ndryshimin e rregullores për parkingjet

Komuna e Prishtinës hap konsultim publik për ndryshimin e rregullores për parkingjet

Walker paralajmëron thellim të përçarjes, u dërgon mesazh partive politike: Bashkohuni

Walker paralajmëron thellim të përçarjes, u dërgon mesazh partive politike: Bashkohuni

Kurti: Do të njoftojmë me kohë për takimin e radhës për çështjen e presidentit

Kurti: Do të njoftojmë me kohë për takimin e radhës për çështjen e presidentit

Vuçiq i nervozuar flet për vendimin e 16 shtatorit: Thaçi mund të shpallet kryesisht i pafajshëm

Vuçiq i nervozuar flet për vendimin e 16 shtatorit: Thaçi mund të shpallet kryesisht i pafajshëm

IKSHPK me këshilla për mbrojtje nga temperaturat e larta

IKSHPK me këshilla për mbrojtje nga temperaturat e larta

Rama nënshkruan nismën për drejtësi dhe pafajësi për krerët e UÇK-së, fton qytetarët t’i bashkohen marshit të 12 shtatorit

Rama nënshkruan nismën për drejtësi dhe pafajësi për krerët e UÇK-së, fton qytetarët t’i bashkohen marshit të 12 shtatorit

Gjykata Supreme dhe EULEX riafirmojnë përkushtimin për pavarësinë dhe integritetin e gjyqësorit

Gjykata Supreme dhe EULEX riafirmojnë përkushtimin për pavarësinë dhe integritetin e gjyqësorit

Palatova largohet nga Kosova, ky është apeli i saj i fundit për politikanët

Palatova largohet nga Kosova, ky është apeli i saj i fundit për politikanët

Hyseni: Patriarkati po i shndërron burrat në kriminelë dhe po vret gra cep më cep Kosovës

Hyseni: Patriarkati po i shndërron burrat në kriminelë dhe po vret gra cep më cep Kosovës

Konjufca shpallet i pafajshëm për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend

Konjufca shpallet i pafajshëm për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend

Maqedonci pret në takim zyrtaren e NATO-s, diskutojnë për sigurinë në rajon

Maqedonci pret në takim zyrtaren e NATO-s, diskutojnë për sigurinë në rajon

Deputetët e PDK-së dhe të Aleancës në sallën e Kuvendit, të pranishëm edhe zyrtarë të Ambasadës amerikane dhe BE-së

Deputetët e PDK-së dhe të Aleancës në sallën e Kuvendit, të pranishëm edhe zyrtarë të Ambasadës amerikane dhe BE-së

Haradinaj: Kurti po kërkon “viktimë” për krizën politike, Aleanca do të protestojë

Haradinaj: Kurti po kërkon “viktimë” për krizën politike, Aleanca do të protestojë

Bajrami: Nuk ka para të mjaftueshme për libra, por për zgjedhje nga 100 euro për votë i keni të sigurta

Bajrami: Nuk ka para të mjaftueshme për libra, por për zgjedhje nga 100 euro për votë i keni të sigurta