Kosovarët kanë marrë 8 miliardë euro kredi (Video)

E publikuar: 16/05/2016 21:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtori Ekzekutiv i Shoqatës së Bankave të Kosovës, Petrit Balija, ka deklaruar në emisionin “Euro Tribuna”, në Tribuna Channel me Menduh Abazin se që nga paslufta sektori bankar ka dhënë 8 miliardë euro kredi për qytetarët. Sipas tij , përmes kreditimit bankar edhe shumica e bizneseve në vend janë ngrit e sidomos korporatat e mëdha.

Balija, ka folur edhe për normat e interesit duke thënë se deri më tani këto të fundit nuk kanë qenë në nivelin e dëshiruar gjë që ka bërë që edhe bizneset ta kenë të vështirë të ballafaqohen me këto të fundit.

E, sa i përket numrit të bizneseve të cilat auditohen në Kosovë, ai ka pohuar se numri i tyre është shumë i vogël.

Ndiqeni videon: