Termini për vizë në ambasadën gjermane kushton 200 euro (VIDEO)

E publikuar: 12/05/2016 21:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pakkush ka mundësi të aplikojë për një termin vize në ambasadën gjermane, sikur e thuhet.

As studentët që kanë mundësi ta bëjnë një gjë të tillë, çdo të mërkurë nga ora 9, nuk po ia dalin.

Ferdane Rexhepi ka një muaj që po tentoj ta rezervojë nëj termin.

Përvojë të ngjashme ka edhe vëllai i saj Remziu, i cili ka tentuar të bëjë dicka të ngjashme edhe në ditë tjera.

Dikush po i zë ato orare, sa hap e mbyll sytë.

Aplikimin online po e bllokojnë kompani të krijuara enkas për “caktimin e termineve”.

Të tilla mund të gjenden në facebok, por edhe në platformat e shitblerjeve.

Klan Kosova, ra në kontakt me njërin nga personat që merren me kësi punësh. Personi, emrin e të cilit e ka redaksia, tha që askush nuk mund të caktojë termin të lirë para 21 qershorit.

Ky person po pretendon se ka familjarë që punojnë në ambasadën gjermane.

E për ta caktuar terminin duhet paguar goxha.

Se janë disa agjenci private që merren me caktimin e termineve, me pagesë, e thonë edhe studentët që rrezikojnë të humbin mundësitë për punë sezonale në Gjermani, ku do duhej të ishin më 1 korrik.

Klani ka kërkuar përgjigjje edhe nga ambasada gjermane në Prishtinë për këtë problem. E kjo përfaqësi, përmes postës elektronike, të dërguar ditë më parë, ka thënë se nuk bashkëpunon  me agjenci private të kësaj natyre. Ndërkohë, këmbëngul se se sistemi online i caktimit dhe dhënies së termineve është i qasshëm në mënyrë të njëjtë për të gjithë përdoruesit pa pagesë.

Televizioni ka pyetur përsëri ambasadën, për të kuptuar nëse aty janë të angazhuar një cift bashkëshortor, sikur pretendon personi i intervistuar, se i ka prindërit të punësuar në ambasadë. Por në Ambasadë, duke falënderuar për informatat që mund të hetohen, kanë mohuar të japin detaje për punëtorët, me arsyetimin se duhet mbrojtur të dhënat.
Ndërkohë, nëpërmjet një adrese në facebook,  agjenti ilegal i termineve, që më pas ka mohuar të flas për Klanin për intervistë publike, ka kërcënuar gazetaren dhe mediumin, duke thënë se storia nuk guxon të transmetohet. Rasti i kërcënimit,  tashmë u është paraqitur edhe autoriteteve përgjegjëse për rend e siguri.