Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, në një fjalim të tij ka pohuar se “Na lënë vetëm në luftën tonë kundër DAESH’it”. President Erdogan ka marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të konkursit ndërkombëtar të filmit me metrazh të shkurtër me temë “Drejtësia dhe Mëshira” e mbajtur nga Bashkia Çekmekoy në Qendrën e Arteve të Performancave të Vështira në Stamboll.
Duke theksuar se askush nga të gjithë ata që shprehen se po luftojnë me organizatën terroriste DAESH në Siri nuk kanë pësuar më shumë se sa Turqia Presidenti Erdogan, tha se “në luftën tonë kundër DAESH’it na kanë lënë vetëm”, raporton Anadolu Agency.
Ai ka vënë në dukje se teksa në njërën anë të botës masakrohen njerëzit, ndërsa në anën tjetër të botës persona të tjerë janë në përpjekje për të rritur konditat e tyre brenda një papërgjegjësie që djeg shpirtrat e miliardave të tjerëve.
“Fëmijët dhe gratë e pashpresa që largohen nga diktatorët tiranë, kërcënimi i organizatave terroriste të pamëshirshme përballen jo me krahë të hapura, por me dyer të mbyllura dhe me kufij të rrethuar me mure”, u shpreh Erdogan.
– “Tek këto nuk ka mëshirë, drejtësi”-
Pasi ka theksuar se përballë përjetimeve gjatë 6 viteve në Siri njerëzia ka dhënë një provim të keq Erdogan ka shtuar më tej se: “Teksa Turqia hapi dyert dhe zemrën për të pafajshmit dhe njerëzit në nevojë, ata që luajnë lojën si tre majmunë kur bëhej fjalë për veten e tyre puna e parë që bënë mbyllën dyert. Ja pra tek këto nuk ka mëshirë, tek këto nuk ka drejtësi.
Tek këto ka diktatorë, dhe persekutim. Teksa ne propozonim që të zgjidhnim në rrënjë çështjen duke krijuar një zonë të sigurtë në Siri dhe të eliminonim shkaqet që detyrojnë migrimin e njerëzve, ata me insistim vazhduan ta tërhiqnin çështjen në drejtime të tjera.”
Ndërsa në lidhje me DAESH’it në fjalën e tij presidenti Erdogan u shpreh: “Nga të gjithë ata që shprehen se po luftojnë me organizatën terroriste DAESH’in në Siri askush nuk ka dëmtuar më shumë DAESH’in dhe askush nuk ka pësuar më shumë humbje se sa Turqia.
Na kanë lënë të vetëm në luftën kundër kësaj organizata e cila në njërën anë na shkakton dhimbje me kamikazë dhe në anën tjetër me sulme kundrejt rajonit Kilis. Reagimet e dhëna për shpërthimet në Ankara dhe Stamboll kanë ndryshime nga reagimet për aktet në Paris dhe Bruksel e cila kjo nuk është asgjë tjetër veçse rast i mishërimit të padrejtësisë.”
Presidenti Erdogan, duke pohuar më tej që nëse aktualisht një pre 5 anëtarëve të përhershëm të thotë “jo” në Siri nuk do të hidhet asnjë hap ai ka shtuar se: “A mund të ketë një drejtësi të tillë? Si mund të prisni drejtësinë nga një Këshilli i tillë i sigurisë? Përse gënjejmë veten tonë?
Çfarë ka thënë Hz. Omer, që themeli, thelbi i pronës është drejtësia. Disa këtë e kuptojnë në kuptimin e pronës pasurisë. Por kuptimi vërtetë aty është shteti. Pra thelbi i shtetit është drejtësia, themeli është drejtësia. Nëse nuk ka drejtësi është e pamundur që ai shtet të qëndrojë në këmbë. Prandaj qëllimi duhet të jetë një shtet i ndërtuar mbi drejtësinë”.(AA)