Bota & Rajoni

Fet nga burgu imami i dënuar me 18 vjet burg

08.05.2016 10:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Fet nga burgu imami i dënuar me 18 vjet burg

Nëntë imamët e vetë shpallur u dënuan javën e kaluar nga Gjykata e Krimeve të Rënda për rekrutim të besimtarëve myslimanë që të luftonin në Siri. Bujar Hysa, njëri prej tyre, u dënua më shumë nga të gjithë me 18 vite burg.

Në një intervistë për ‘Gazetën Shqiptare’, Bujar Hysa thotë se procesi ka qenë i manipuluar dhe janë dënuar njësoj sa edhe vrasësit. Gjatë intervistës për gazetën, ai shton se nuk kanë bërë asnjë krim, por thjesht janë dënuar për shkak të asaj çka besojnë.

Duke shpjeguar kronologjinë e ngjarjes. Bujar Hysa thotë se ditën e arrestimit, policët i thanë djalit të tij 11-vjeçar se nuk do ta shikonte më babain që nga ajo ditë.

Z.Hysa, ju u dënuat nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda me 18 vjet heqje lirie; a e prisnit këtë vendim?

Ishte një vendim i pritur, sepse në orën 17:30 mbaroi mbrojtja. Në fakt, vendimi nuk duhej të jepej atë ditë, sepse ishte jashtë orarit zyrtar. Unë u thashë dhe mbështetësve, sepse vendimi u la në orën 7 të mbrëmjes, ‘ju lutem – u thashë, – ecni, se nuk dihet se kur mund të takohemi, se mund të vdes edhe në burg’, se e prisja nja 20 vjet. E prisja, se gjatë gjithë procesit, gjykata ka mbajtur anën e organit të akuzës, se i kanë manipuluar faktet dhe gazetarët i kanë nxjerrë jashtë. Si të mos e prisje?! Ishte i pritshëm! Pastaj aty ka pasur edhe përfaqësues të ambasadave të huaja; pse duhej të vinin ata gjatë gjithë kohës aty gjatë gjithë procesit?!

Procesi ka qenë i manipuluar dhe i censuruar, por na mjafton Allahu. Unë u dhashë edhe këshillë vëllezërve aty: mos bini pre e provokimit! Dhe të njëjtin mesazh përcjell për vëllezërit myslimanë, sepse ky mund të jetë një provokim nga të tjerët dhe ne nuk duhet të biem pre e provokimeve. Më mirë burgu ynë sesa të ndodhin trazira në Shqipëri. Shqipëria është një vend i varfër. Unë ia shpreha edhe trupit gjykues kur bëra mbrojtjen: “Na lini more rehat; çfarë kemi bërë, çfarë kemi vrarë? Ne kemi folur për çështjen e Sirisë; cili është krimi?!” Vetë gjykata është shprehur në procesin gjyqësor që, “ju nuk gjykoheni për veprimet e tyre”. Por për çfarë gjykohemi atëherë?! Ne tani gjykohemi për shkak të bindjeve tona, kjo është luftë ndaj parimeve tona.

Ju pretendoni se jeni të pafajshëm, atëherë pse mendoni se po ju bëhet kjo? Për shkak të besimit. Ku janë faktet dhe provat që ne kemi kryer krim?

Që në arrestimin tonë, ata kanë bërë një arrestim skandaloz. Në momentin e arrestimit, i kanë thënë djalit tim, 11 vjeç në atë kohë, që, “nuk do ta shikosh babain tënd pas ditës së sotme”.

Kush e ka thënë këtë?

Ata punonjësit e policisë. Po këtu është padrejtësi e madhe, po më mjafton Allahu. Është anormale t’i dënosh njerëzit për shkak të besimit të lirisë së shprehjes. Ne kemi qenë të hapur edhe kur kemi thënë në xhami për padrejtësitë që po bën Bashar al-Asadi. Përse nuk e quajnë Basharin njeri terrorist, mbi 500 mijë veta të vrarë, pasi sipas raportit, njerëzit që ka vrarë Bashari janë 98% civilë, sepse i ka vrarë nga bombardimet.

Gjatë gjithë seancave, ju keni deklaruar se nuk e njihni Komunitetin Mysliman si institucion, madje e keni quajtur Komunitet dyfytyrësh; përse?

E kam thënë dhe do vazhdoj ta them: ata janë hajdutë. Unë kam qenë marrë me organizimin e Haxhit dhe kam qenë në konkurrencë me ta. Unë e bëja Haxhin sipas rrugës profetike, ata çuan letër deri në ambasadë që, ‘ky person është i rrezikshëm’. Nuk kanë parime ata, ata kanë shitur pronat e myslimanëve. Dua të them se njerëzit janë të lirë, nuk janë të detyruar të zgjedhin shoqatën që duan ata. Po nëse një mysliman do bëhet i krishterë, çfarë veprimi do të bëjnë ata? Të gjitha indiciet kanë qenë me i dhënë shtetit kurajë për t’i dënuar këta besimtarë. Unë ta thashë, Komuniteti që pretendon se mbron myslimanët, janë armiqtë tanë; çfarë do të thuash pastaj për shtetin, por ata që pretendojnë se janë pjesë e jona, ata i thonë shtetit: dënojini!

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Abdixhiku iu kundërpërgjigjet menjëherë Gazmend Muhaxherit dhe Imri Ahmetit: Sabotues, pres dorëheqjet tuaja

Abdixhiku iu kundërpërgjigjet menjëherë Gazmend Muhaxherit dhe Imri Ahmetit: Sabotues, pres dorëheqjet tuaja

Edhe Imri Ahmeti dhe dega e LDK në Lipjan ia kërkojnë dorëheqjen Abdixhikut nga kreu i partisë

Edhe Imri Ahmeti dhe dega e LDK në Lipjan ia kërkojnë dorëheqjen Abdixhikut nga kreu i partisë

Zyrtarizohet përçarja mes Gazmend Muhaxherit dhe Lumir Abdixhikut – Dega e Pejës kërkon dorëheqje

Zyrtarizohet përçarja mes Gazmend Muhaxherit dhe Lumir Abdixhikut – Dega e Pejës kërkon dorëheqje

Gjendet trupi i pajetë i 5-vjeçarit shqiptar që ishte zhdukur në një lumë në Zvicër

Gjendet trupi i pajetë i 5-vjeçarit shqiptar që ishte zhdukur në një lumë në Zvicër

Mbi 6 mijë qytetarë mbetën pa patentë shoferë gjatë këtij viti

Mbi 6 mijë qytetarë mbetën pa patentë shoferë gjatë këtij viti

Nisin bisedimet e ndërmjetësuara nga SHBA-ja mes Izraelit dhe Libanit

Nisin bisedimet e ndërmjetësuara nga SHBA-ja mes Izraelit dhe Libanit

Edi Rama për “Bloomberg”: Shqipëria nuk tërhiqet nga përkrahja për projektet në Zvërnec e Sazan

Edi Rama për “Bloomberg”: Shqipëria nuk tërhiqet nga përkrahja për projektet në Zvërnec e Sazan

Hapet konkurs për 39 inspektorë, Inspektorati Qendror i Punës jep detaje

Hapet konkurs për 39 inspektorë, Inspektorati Qendror i Punës jep detaje

Kurti: “Dituria Islame” ka shërbyer si hapësirë informimi, reflektimi dhe dokumentimi për zhvillimet që prekën shoqërinë tonë

Kurti: “Dituria Islame” ka shërbyer si hapësirë informimi, reflektimi dhe dokumentimi për zhvillimet që prekën shoqërinë tonë

Veteranët e UÇK-së – protestuesve në Tiranë: Mos i keqpërdorni simbolet e UÇK-së për qëllime politike

Veteranët e UÇK-së – protestuesve në Tiranë: Mos i keqpërdorni simbolet e UÇK-së për qëllime politike

INDEP: Energjia e ripërtëritshme, shtylla kryesore e tranzicionit energjetik në Kosovë

INDEP: Energjia e ripërtëritshme, shtylla kryesore e tranzicionit energjetik në Kosovë

Ministri shqiptar në Mal të Zi: Vuçiq po synon të destabilizojë vendin dhe të radikalizojë serbët

Ministri shqiptar në Mal të Zi: Vuçiq po synon të destabilizojë vendin dhe të radikalizojë serbët

UNMIK njofton se Kurti dhe Konjufca kanë takuar zyrtarin e lartë të OKB’së, një nga temat edhe dialogu me Serbinë

UNMIK njofton se Kurti dhe Konjufca kanë takuar zyrtarin e lartë të OKB’së, një nga temat edhe dialogu me Serbinë

Rama bëri thirrje me foton e tij, qytetari i përgjigjet

Rama bëri thirrje me foton e tij, qytetari i përgjigjet

Baraliu: Presidenti duhet të zgjidhet para formimit të Qeverisë, në të kundërtën vendi rrezikon zgjedhje të reja

Baraliu: Presidenti duhet të zgjidhet para formimit të Qeverisë, në të kundërtën vendi rrezikon zgjedhje të reja

Alarmi për gazin amerikan, Zeka: Refuzimi mund të çojë në dobësimin e raporteve Kosovë-SHBA

Alarmi për gazin amerikan, Zeka: Refuzimi mund të çojë në dobësimin e raporteve Kosovë-SHBA