Bota & Rajoni

Kerry: Siria është ende “në shumë mënyra jashtë kontrollit”

02.05.2016 15:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kerry: Siria është ende “në shumë mënyra jashtë kontrollit”

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, tha sot se bisedimet me Rusinë dhe partnerët e koalicionit kundër Shtetit Islamik “po i afrohen një marrëveshjeje mirëkuptimi”, për ta rivendosur një armëpushim në Siri, përfshirë zonat përreth Aleppos.

“Ka progres në drejtim të asaj që po bisedohet në tavolinë; janë disa propozime të cilat do tu dorëzohen palëve të përfshira. Ne po mbajmë shpresa, por ka ende punë për t’u bërë. Ne nuk do të japim premtime se do të bëhet diçka, përpara se ajo vërtetë të bëhet”, ka thënë Kerry pas takimit me Ministrin e Jashtëm të Arabisë Saudite, Adel al-Jubeir, në Gjenevë.

Ai shtoi se Siria është ende “në shumë mënyra jashtë kontrollit”. Kerry theksoi se bisedime legjitime politike për Sirinë nuk mund të realizohen nëse forcat qeveritare dhe rebelët nuk nënshkruajnë marrëveshjen për armëpushim.

Jubeir, nga ana tjetër, i dënoi luftimet e ashpra në dhe përreth Aleppos, dhe i cilësoi si “shkelje të së drejtës ndërkombëtare humanitare.”

Rusia tha gjatë fundjavës se nuk do të kërkojë nga forcat e Assadit që t’i ndalin sulmet ajrore në Aleppo.

Moska pretendon se ato sulme kanë në shënjestër militantët e Shtetit Islamik, të cilët nuk janë të përfshirë në armëpushimin e ndërmjetësuar nga ndërkombëtarët./rel/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Kosova humbi disa miliona të BE-së, Kurti thotë se tash me institucione të plota Plani i Rritjes do të implementohet me shpejtësi

Samiti i Tiranës, Kurti: Serbia po bllokon interkoneksionin elektrik Kosovë–Serbi, BE-ja të ndërhyjë

Kosovën e pret mot i ftohtë në fundjavë, parashihen reshje shiu dhe bore

Kos paralajmëron anëtarësimin e Shqipërisë në BE deri në 2030, Rama: Duam maksimumin e detyrave

Kuvendi Komunal i Prishtinës miraton ndihmën financiare për personat me autizëm dhe sindromën Down

Presidentja kosovare – homologes sllovene: Anëtarësimi i Kosovës në NATO mbetet prioritet strategjik

Kurti: Kosova e meriton statusin e kandidatit për BE, tani është urgjente

Picula nuk sheh shpresë për ndryshim në Serbi: Beogradi vazhdon me narrativën e viteve 90-ta

Çitaku: Thaçi ishte komandant suprem kur FSK-ja mori mandatin e ushtrisë

Shiroka Pula: Integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor s`mund të jetë selektiv, Kosova kërkon barazi dhe trajtim të drejtë

Maqedonci: Gati 500 milionë euro investime në armatim dhe pajisje për FSK-në, kemi përmbyllur rekrutimin e planifikuar deri më 2028

Marta Kos publikon shifrat: Shqipëria dhe Mali i Zi përfitojnë miliona euro nga Plani i Rritjes

Marta Kos mesazh nga Tirana: Në Kosovë i dashur Albin, do flasim sesi të fitoni më shumë fonde nga BE

“E kam humb edhe vëllain, Enverin”, Haradinaj flet për vrasjet e pasluftës: U vranë shqiptarë të pafajshëm

Martens e nënçmon keq Vuçiqin: Kështu si janë gjërat, Studentët e mposhtin me një bisht fshese si kandidat për president

Presidentja Shiroka Pula përfaqëson Kosovën në Samitin e liderëve të rajonit Brdo-Brijuni në Ohër