Ekonomi

Miliona euro në duhan e alkool

02.05.2016 10:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Miliona euro në duhan e alkool

Qeveria e Kosovës, nga 1 janari i këtij viti, ka ngritur akcizën për duhan, nga 38 euro në 1000 copë, në 41 euro. Rritja e akcizës për këtë produkt është paraparë që deri në vitin 2019 të ngritët deri në 47 euro në 1000 copë.

Ndonëse gati gjysma e kosovarëve janë të papunë në shtetin më të varfër në rajon, për qudi, kur është në pyetje duhani e alkooli shumë nga ta e shpenzojnë edhe paranë e fundit për këtë produkt.

Madje ata nuk po i ndalon as shtrenjtimi i cigareve e as ligji anti duhan.

Veç për tre muajt e parë të vitit 2016 kosovarët kanë importuar afër 700. 000 kilogram duhan.

Vendet nga të cilat importohet kryesisht duhan janë Polonia, Gjermania. Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia e Greqia.

Sipas zëdhënësit të Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci në vend importohen rreth 30 lloje të cigareve.

E lloji i preferuar i cigareve për kosovarët në bazë të importit po del të jetë Marlboro e Lack Strike. Pas tij vjen Ronhilli, Kent, Ronson si dhe West Presing.

Për të hyrë në Kosovë kompanitë importuese duhet të paguajnë në Doganën e Kosovës 41 euro akcizë për 1000 copë cigare.

Ndërkaq në vitin 2015 për hyrjen e këtij produkti në territorin e Kosovës janë paguar hiç më pak se 102 milion euro për akcizë. Ndërsa Dogana e Kosovës ka përfituar rreth 5 milion euro nga hyrja e duhanit në vend.

Kosova importon alkool nga Serbia

Ndërkaq janë rreth 225 mijë litra të alkoolit që janë importuar në Kosovë. Bizneset kosovare importojnë pije alkoolike edhe nga Serbia.

Vend të parë sipas të dhënave zyrtare nga Dogana e Kosovës për import zë Italia, Mbretëria e Bashkuar, Franca e Gjermania.

Me konsumimin e duhanit në Kosovës është marrë edhe Banka Botërore. Ky institucion në një raport të bërë publike kohë më parë ka thënë se qytetarët e Kosovës janë konsumet të mëdhenj të duhanit

Sipas BB’së, nga kjo edhe buxheti i Kosovës është duke përfituar para të mëdha. Ky institucion ka treguar se vetëm brenda vitit 2012 janë shpenzuar për konsumim të duhanit mbi 210 milionë euro.

“Ekzistojnë te dhënat për shpenzimet të ekonomisë familjare në duhan dhe alkool te nxjerr nga ABF ku shihen shpenzimet për duhan në shifrën e rreth 210 milion Euro. Marlboro Lights ka gjasa te jetë më e shtrenjta ne Kosovë, një paketim prej 20 cigareve shitet për mbi 2 euro”, ka thënë BB-ja në këtë raport.

Kurse, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka treguar se janë mbi 53 mijë fëmijëve në Kosovë të ekspozuar ndaj duhanit. OBSH-ja ka thënë se rreth 40 për qind e të rinjve në shkollë tymosin duhan, shkruan gazeta Fjala.

Derisa, studime të më hershme kanë nxjerr në pah se shqiptarët renditen të dytët në Evropë për konsumim të duhanit, duke lënë pas vetëm Turqinë.

Sipas Institutit të Shëndetit Publik, mbi 40 për qind e popullsisë shqiptare rezulton të jetë duhanpirëse, një e dhënë kjo që rezulton të jetë më e lartë se ata të publikuara deri më tani.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje