Lajmet

Pesë vjet nga vrasja e Osama bin Laden, Al – Qaeda pa lider dhe e ndarë ende paraqet një rrezik

02.05.2016 10:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Pesë vjet nga vrasja e Osama bin Laden, Al – Qaeda pa lider dhe e ndarë ende paraqet një rrezik

Në këtë ditë , pesë vjet më parë është vrarë Osama bin Laden, lideri i rrjetit terrorist Al-Qaeda, ndonëse ky rrjet është dobësuar, ende ekziston dhe është një kërcënim. Al -Qaeda tashmë është zëvendësuar me një forcë të re , e ashtuquajtur Shteti Islamik, por Al-Qaeda, sipas ekspertëve, ende është një forcë dhe një kërcënim i rrezikshëm. Sulmi i vitit të kaluar në zyrat e revistës Charlie Hebdo në Paris tregojnë se Al-Qaeda ende është në gjendje për të kryer sulme te tilla sipas AFP në një analizë kushtuar përvjetorit të pestë të vrasjes së Bin Laden.

Në Siri dhe Jemen ekstremistët e Al-Qaedës kanë përfituar nga situata kaotike dhe kanë marr nën kontroll territorin jo aq të vogël, dhe ata madje paraqiten si një alternativë ndaj sundimit brutal të Shtetit Islami. Al – Qaeda u themelua në fund të viteve ’80 të shekullit të kaluar, në kohën kur forcat speciale amerikane kanë vrarë bin Ladenin në Pakistan më 2 maj 2011, organizata terroriste tashmë është dobësuar , shumica e luftëtarëve dhe udhëheqësve të saj ishin vrarë ose arrestuar në “luftën kundër terrorizmit” të SHBA-së, shkruan AFP, përcjellë Klan Kosova.

Në radhët e Al-Qaedës filluan të rriten pakënaqësitë kur Ayman al-Zawahiri e zëvendësoi Bin Ladenin. Në të njëjtën kohë, dega irakiane e Al-Qaedës është ndarë dhe ka formuar Shtetin Islamik . Pas ndarjes pjesët më të mëdha të Irakut dhe Sirisë në vitin 2014 kanë shpallur kalifatin dhe kanë ndryshuar emrin në Shtetin Islamik. Që atëherë, Shteti Islamik tërhoqi mijëra xhihadistë dhe ka marrë përgjegjësinë për sulmet, në të cilën qindra persona kanë vdekur në Bruksel, Paris, Tunizi, Turqi, Liban, Jemen, Arabinë Saudite, si dhe për aeroplanin rus që u rrëzua në Egjipt.

SHBA vazhdon ta konsiderojë Al Qaedan një kërcënim madhor. SHBA me sulme me dron ka vrarë shumë pjesëtarë të shquar, duke përfshirë edhe njeriun i dytë të Al-Qaedës në zinxhirin komandues, Nasir el Vuhajsi, në qershorin e kaluar. Ish-oficeri i shërbimit sekret Alan Roger në fillim të prillit për revistën” Atlantica” deklaroi se “vdekja e babait të al-Kaedës në asnjë mënyrë nuk do të thotë që eshtë fundi i Al-Qaedas. Ky xhihad do të zgjasë për dekada të tëra “, ka thënë Roger.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kurti: Shqiptarët në Luginë po përballen me shkelje të të drejtave të njeriut

Kurti: Shqiptarët në Luginë po përballen me shkelje të të drejtave të njeriut

SHBA-ja nuk kritikon vendimin për gjyqtarët serbë, por thekson garantimin e mundësive të barabarta

SHBA-ja nuk kritikon vendimin për gjyqtarët serbë, por thekson garantimin e mundësive të barabarta

“Miliona për mallra serbe” – Ramadani: Qeveria bleu barna nga Serbia pas Banjskës

“Miliona për mallra serbe” – Ramadani: Qeveria bleu barna nga Serbia pas Banjskës

Pajisje të paautorizuara e qindra produkte të skaduara, Inspektorati godet depon “Ardi 2”

Pajisje të paautorizuara e qindra produkte të skaduara, Inspektorati godet depon “Ardi 2”

Testi i Maturës Shtetërore shpërndahet në rrjetet sociale pas vetëm 7 minutave

Testi i Maturës Shtetërore shpërndahet në rrjetet sociale pas vetëm 7 minutave

Walker: Kosova s’është kërcënim për askënd, Serbia vazhdon të jetë në Ballkan

Walker: Kosova s’është kërcënim për askënd, Serbia vazhdon të jetë në Ballkan

Enver Hoxhaj nga Prizreni, mesazh Hagës për katërshen e UÇK-së: Në emër të popullit, shpalleni të pafajshëm

Enver Hoxhaj nga Prizreni, mesazh Hagës për katërshen e UÇK-së: Në emër të popullit, shpalleni të pafajshëm

Ambasadori italian njofton për takimin me Haxhiun, bisedojnë çështjen e presidentit

Ambasadori italian njofton për takimin me Haxhiun, bisedojnë çështjen e presidentit

Komuna e Prishtinës hap konsultim publik për ndryshimin e rregullores për parkingjet

Komuna e Prishtinës hap konsultim publik për ndryshimin e rregullores për parkingjet

Walker paralajmëron thellim të përçarjes, u dërgon mesazh partive politike: Bashkohuni

Walker paralajmëron thellim të përçarjes, u dërgon mesazh partive politike: Bashkohuni

Kurti: Do të njoftojmë me kohë për takimin e radhës për çështjen e presidentit

Kurti: Do të njoftojmë me kohë për takimin e radhës për çështjen e presidentit

Vuçiq i nervozuar flet për vendimin e 16 shtatorit: Thaçi mund të shpallet kryesisht i pafajshëm

Vuçiq i nervozuar flet për vendimin e 16 shtatorit: Thaçi mund të shpallet kryesisht i pafajshëm

IKSHPK me këshilla për mbrojtje nga temperaturat e larta

IKSHPK me këshilla për mbrojtje nga temperaturat e larta

Rama nënshkruan nismën për drejtësi dhe pafajësi për krerët e UÇK-së, fton qytetarët t’i bashkohen marshit të 12 shtatorit

Rama nënshkruan nismën për drejtësi dhe pafajësi për krerët e UÇK-së, fton qytetarët t’i bashkohen marshit të 12 shtatorit

Gjykata Supreme dhe EULEX riafirmojnë përkushtimin për pavarësinë dhe integritetin e gjyqësorit

Gjykata Supreme dhe EULEX riafirmojnë përkushtimin për pavarësinë dhe integritetin e gjyqësorit

Palatova largohet nga Kosova, ky është apeli i saj i fundit për politikanët

Palatova largohet nga Kosova, ky është apeli i saj i fundit për politikanët