Kryesore

Eurovisioni sqaron pse nuk lejohet përdorimi i flamurit të Kosovës

29.04.2016 14:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Eurovisioni sqaron pse nuk lejohet përdorimi i flamurit të Kosovës

Organizatorët e Eurovisionit kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se ndalesa për përdorimin e flamurit të Kosovës gjatë netëve finale të Eurosong-ut, nuk është kundër shtetit të Kosovës apo një territori të caktuar, por ka të bëjë me rregullat e përgjithshme.

Për Radion Evropa e Lirë, menaxheri për komunikim me media nga Eurovisioni, Paul Jordan, ka thënë se një rregull e tillë vlen edhe për flamurin e Skocisë.

Flamuri i Kosovës nuk do të mund të jetë në duart e të pranishmëve, audiencës gjatë dy netëve finale që do të mbahen në Stokholm të Suedisë.

“Për fat të keq, Kosova nuk është as pjesëmarrëse dhe as vend anëtar i Kombeve të Bashkuara. Është për keqardhje që ky dokument është publikuar ngase ai ishte vetëm për nevoja të përdorimit të brendshëm dhe në listën e tij ishin vetëm si shembuj flamujt e Kosovës dhe Baskisë. Ne nuk duam që në asnjë mënyrë këtë ta ndërlidhim me ISIS-in dhe na vjen keq nëse radhitja e flamujve në dokument dikë e ka lënduar”, ka thënë Paul Jordan.

Sipas rregullores së re, flamujt që do të mund të përdoren në garën e Eurovisionit janë vetëm ato të shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara, pastaj flamujt e shteteve pjesëmarrëse në Eurovision apo atyre që kanë marrë pjesë më herët, si Turqia, Portugalia e Rumania.

“Politika rreth flamujve nuk është e orientuar kundër çfarëdo organizate apo territori. Nëse flamujt e publikuar në dokumente e kanë lënduar dikë, ne ndjejmë keqardhje”, ka thënë Jordan.

Po ashtu, nuk do të lejohet përdorimi as i flamujve lokal, rajonal apo provincial, si edhe i atyre që propagojnë përmbajtje komerciale apo edhe aso të urrejtjes dhe diskriminimit.

Sidoqoftë, në Prishtinë vendimi për ndalimin e flamurit të Kosovës në Eurovision është pritur me zhgënjim dhe keqardhje të thellë.

Televizioni Publik i Kosovës si pjesë e Unionit të Transmetuesve Evropian, EBU është shprehur thellësisht i shqetësuar me fyerjen e rëndë që i është bërë Kosovës nga Grupi i Referencës për Këngën e Eurovizionit të cilët e ndalojnë flamurin e Kosovës të valëvitet në këtë festival.

“Dëshirojmë t’ua bëjmë me dije edhe Grupit të Referencës së Këngës së Eurovizionit, por edhe EBU se Republika e Kosovës është e njohur nga rreth 120 shtete të botës. Populli i Kosovës është i dëshmuar si popull paqësor dhe Republika e Kosova asnjëherë nuk ka paraqitur rrezik për askënd, madje ka qenë e hapur ndaj të gjithëve”, thuhet në reagimin e menaxhmentit të RTK-së.

Edhe deputetja në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike, Alma Lama, ka thënë se rregullorja e Eurovisionit e ka vënë Kosovën me disa rajone apo shtete që nuk lejohet përdorimi i flamujve të tyre.

Mes tjerash, ajo ka shprehur pakënaqësi me faktin që në kuadër të flamujve të ndaluar hyn në një rang edhe ai i të ashtuquajturit Shteti Islamik (IS), transmeton rel.

“Klasifikimi i shtetit të Kosovës nën jë rang me atë të një shteti terrorist është fyerje e ndjenjave të miliona shqiptarëve kudo në botë dhe do të duhej të ishte fyerje e ndjenjave të të gjithë evropianëve. Kjo i kalon të gjitha nivelet e gafeve politike”, ka thënë Lama.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare

Ligji për Specialen: Çfarë pritet më tutje?

Ligji për Specialen: Çfarë pritet më tutje?