Ekonomi

USA TUDAY: Kosova pagoi 248 milionë $ në mungesë të kodit

28.04.2016 09:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
USA TUDAY: Kosova pagoi 248 milionë $ në mungesë të kodit

Nga viti 2000 deri në vitin 2016, Kosova ka paguar 248 milionë dollarë për dy kompani të huaja telefonike në mungesë të kodit vetanak ndërkombëtar.

Kështu shkruan në numrin e saj të fundit gazeta amerikane USA TUDAY. Mosdhënia e kodit telefonik ndërkombëtar për Kosovën, ka prapavijë politike , por edhe ekonomike. Sipas gazetës, USA TUDAY, ndonëse Serbia dhe Kosova janë marrë vesh në Bruksel që Kosova të marrë kodin 383, kjo nuk do të ndodhë të paktën edhe një vit për shkak të pengesave që Serbia po ia nxjerrë Kosovës së pavarur.

Si komb i ri i Evropës, Kosova ka shumicën e simboleve të vendeve tjera sovrane, siç është flamuri dhe himni kombëtar. Por, ajo që Kosova ende nuk e ka, për motive politike dhe ekonomike, është kodi ndërkombëtar i saj telefonik, gjë që kjo i zemëron njerëzit në këtë vend të vogël prej 1.8 milion.

Nga viti 2000 deri në vitin 2016, Kosova ka paguar 248 milionë dollarë për dy kompani të huaja telefonike në mungesë të kodit vetanak ndërkombëtar. Kështu shkruan në numrin e saj të fundit gazeta amerikane USA TUDAY.

Nëse dëshironi që telefononi në Kosovë, ju këtë mund ta bëni vetëm përmes prefiksit të Monaco (377) apo Sllovenisë (386). Ndërkaq, në telefonat fiks, duhet të thirrni kodin e Serbisë (381) – që është një trashëgimi frustruese, qysh nga koha kur Kosova ishte një krahinë serbe dhe subjekt i vrasjeve dhe dëbimeve masive nga serbët.

Është e padrejtë thotë Fjollë Shaqiri, 20 studentet e psikologjisë në Universitetin e Prishtinës. “Ne jemi të pavarur dhe tani jemi pjesë e komunitetit ndërkombëtar. Jemi në Evropë “ thotë ajo.

Vendi i fundit që ka marrë kodin telefonik ndërkombëtar është Sudani në vitin 2011, i cili u pavarësua tre vjet pas Kosovës. Janë 193 vende në botë që kanë kodin e vetë ndërkombëtare telefonik.

Kosova e shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, pas një lufte brutale, e cila përfundoi në vitin 1999. Shteti më i ri në Ballkan e kishte të ndarë kodin ndërkombëtar 383 qysh në vitin 1981, kur ishte pjesë konstituive e Federatës Jugosllave. Kjo ishte bërë nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomit që është një agjenci e Kombeve të Bashkuara.

Por, Serbia e cila nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, ka bllokuar përdorimin e kodit vetanak ndërkombëtar telefonik për Kosovën. Të dy shtetet, kanë arritur në Bruksel marrëveshje për ndarjen e kodit ndërkombëtar, për Kosovën që në muajin gusht të vitit të kaluar, por është Serbia që po pengon zbatimin në praktikë të kësaj marrëveshjeje.

Gjurgja Gjukiq, hulumtues i iniciativës civile për demokraci dhe të drejta civile në Serbi, thotë se “Serbia ka bllokuar kodin ndërkombëtar për Kosovën, pasi ndodhet në luftë me simbolet e Kosovës”.

Këtë, Serbia e bën për të penguar imazhin e Kosovës si një vend i pavarur.

Kodi telefonik ndërkombëtar për Kosovën,nuk është vetëm numër për popullatën, e cila për pavarësinë e Kosovës ka derdhur gjak. Është diçka më e madhe, thotë shefja e grupit negociator të Kosovës Edita Tahiri. Sipas marrëveshjes, “Kosova pasi të marrë kodin e vet ndërkombëtar telefonik, nuk do të ketë më si deri më tani, dy apo tre kode të huaja”, thotë Tahiri.

Sipas gazetës, USA TUDAY, ndonëse të dy palët janë marrë vesh në Bruksel, që Kosova të marrë kodin 383, kjo nuk do të ndodhë të paktën edhe një vit për shkak të pengesave, që Serbia po ia nxjerrë Kosovës së pavarur.

“Është një simbol që do të thotë shumë”, ka thënë Fjollë Shaqiri, studente kolegji. “Është vetëm një numër, por na përfaqëson në botë. … Është njësoj si flamuri dhe himni”./RTK

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare