“21 Janari”, djali i Faik Myrtajt: Kam prova që do tronditin drejtësinë shqiptare

25.04.2016 22:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

“Prova për ‘21 janarin’ që do të tronditin themelet e drejtësisë shqiptare”. Ky është qëndrimi i djalit të Faik Myrtajt, një prej viktimave të “21 janarit” menjëherë pas vendimit të Gjykatës së Lartë, e cila nuk rihap çështjen. Renato Myrtaj nuk jep detaje për provat që ia pretendon se ka siguruar e që së shpejti do të bëhen publike nga mediat ndërkombëtare.
Renato thotë se një kopje e provave dhe dokumenteve që ai zotëron rreth ngjarjes së “21 Janarit” dhe që priten të publikohen pas pak ditësh, i janë dërguar edhe Presidentit të SHBA-ve, Barak Obama. Vendimin e sotëm të Gjykatës ai e cilëson një vrasje të tretë për familjen e tij, por që e priste nga drejtësia shqiptare, tha ai për “News 24”.

Edhe familjarë të Ziver Veizit, të vrarë më 21 janar deklarojnë se nuk do ta pranojnë vendimin e Gjykatës së Lartë, por do vijojnë të kërkojnë drejtësi.

Motra e Ziver Veizit: Nuk e pranojmë vendimin e gjykatës, do vijojmë të kërkojmë drejtësi

Familjarë të viktimave të “21 janarit” thonë se nuk e pranojnë vendimin e Gjykatës së Lartë dhe do të vijojnë të kërkojnë drejtësi, deri në dënimin e fajtorëve. Motra e Ziver Veizit, një prej të vrarëve në bulevard thotë se brenda kësaj jave të 4 familjet e viktimave të “21 janarit” do të kenë një takim në kryeministri, për të diskutuar rreth kësaj çështje.

Qëndrimi i tyre do të vijojë të jetë i njëjtë, duke mos pranuar dëmshpërblim për viktimat, por zbardhjen e ngjarjes që u mori jetën 4 personave që protestonin në bulevard më 21 janar të vitit 2011 dhe dënimin e autorëve,

Familja e Ziver Veizit 4 vite më parë ka dorëzuar në gjykatën Evropiane të Drejtave të Njeriut dosjen për “21 janarin” dhe pak ditë më parë, kjo gjykatë me anë të një shkrese drejtuar qeverisë shqiptare ka kërkuar që të japë informacion për ecurinë e procesit penal dhe të dorëzojë në këtë gjykatë një kopje të fashikullit të hetimit.

Ezaurimi i të gjitha hallkave ligjore në Shqipëri është kusht kryesor për nisjen e procesit gjyqësor në Strasburg. Tashmë vendimi i sotëm i Gjykatës së Lartë i hap rrugë kësaj procedure.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Trump ironizon Kanadanë: Kërkon “përfitimet” e të qenit shtet amerikan pa u bërë shtet i SHBA-së

Trump ironizon Kanadanë: Kërkon “përfitimet” e të qenit shtet amerikan pa u bërë shtet i SHBA-së

Daut Haradinaj: Trainkos vizitoi Serbinë për riparim vagonësh, e larguan nga puna punëtorin që tregoi – ja dokumenti

Daut Haradinaj: Trainkos vizitoi Serbinë për riparim vagonësh, e larguan nga puna punëtorin që tregoi – ja dokumenti

Maqedonia e Veriut aktivizon “Safe City”, të huajt me targa të huaja mund t’i paguajnë gjobat online

Maqedonia e Veriut aktivizon “Safe City”, të huajt me targa të huaja mund t’i paguajnë gjobat online

Ymeri për KEK-un: Milionat s’janë ndalë asnjëherë, por siguria e punëtorëve ka mbetur pas

Ymeri për KEK-un: Milionat s’janë ndalë asnjëherë, por siguria e punëtorëve ka mbetur pas

“Sot humba një vëlla” – kolegu me fjalë rrëqethëse për ndarjen nga jeta të Altin Kryeziut

“Sot humba një vëlla” – kolegu me fjalë rrëqethëse për ndarjen nga jeta të Altin Kryeziut

Vizita e Vuçiqit në Luginë, Salihu: Shqiptarët po përballen me politikë selektive

Vizita e Vuçiqit në Luginë, Salihu: Shqiptarët po përballen me politikë selektive

Aleanca hedh thëngjill para dyerve të Qeverisë, Ramadani: Nga terri energjetik, Kosova po hyn në terr politik

Aleanca hedh thëngjill para dyerve të Qeverisë, Ramadani: Nga terri energjetik, Kosova po hyn në terr politik

Aksident me të lënduar në rrugën Gjilan–Prishtinë

Aksident me të lënduar në rrugën Gjilan–Prishtinë

Propozimi i Haradinajt për Thaçin president, deputeti i VV-së e quan “të humbur” opozitën

Një delegacion i KQZ’së në vizitë në SHBA, përcjellin organizimin e zgjedhjeve primare në Tampa të Floridës

Një delegacion i KQZ’së në vizitë në SHBA, përcjellin organizimin e zgjedhjeve primare në Tampa të Floridës

Lladrovci kërkon nisjen e numërimit 24-orësh për krijimin e institucioneve

Lladrovci kërkon nisjen e numërimit 24-orësh për krijimin e institucioneve

Vuçiq: Me hapjen e urës mbi Ibër, po na jepet sinjal që s’ka kuptim të dialogojmë

Vuçiq: Me hapjen e urës mbi Ibër, po na jepet sinjal që s’ka kuptim të dialogojmë

“Për shkak të rrethanave të paparashikuara” – dështon takimi mes Kurtit dhe Ulutas

“Për shkak të rrethanave të paparashikuara” – dështon takimi mes Kurtit dhe Ulutas

Tahiri: Pas 16 shtatorit, Thaçi duhet të rikthehet në zyrën e Presidentit

Tahiri: Pas 16 shtatorit, Thaçi duhet të rikthehet në zyrën e Presidentit

UÇK-ja në kujtesën shtetërore: një sprovë identiteti që nuk duhet ta shmangim

UÇK-ja në kujtesën shtetërore: një sprovë identiteti që nuk duhet ta shmangim

OVL e UÇK-së mbështet idenë e Haradinajt që Thaçi të zgjidhet president me t’u kthyer në Kosovë

OVL e UÇK-së mbështet idenë e Haradinajt që Thaçi të zgjidhet president me t’u kthyer në Kosovë