Ekonomi

Kosova pret zgjidhje për kodin telefonik

25.04.2016 21:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Përfundimi i zgjedhjeve në Serbi pritet të zhbllokojë edhe zbatimin e marrëveshjes për telekomunikacionin me Kosovën, në bazë të të cilit do të merret prefiksi ndërkombëtar +383.

Edhe pse sipas marrëveshjes së Brukselit, Organizata Ndërkombëtare e Telekomunikacionit (ITU) duhej t’ia jepte më 15 mars kodin telefonik Kosovës, pala serbe ka ndërhyrë për të kërkuar edhe pak kohë për këtë çështje.

Kryetari i Bordit të Agjencisë së Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Kreshnik Gashi tha për Top Channel se janë në kontakt me ITU-në dhe shpresojnë që marrëveshja e telekomit të nisë të zbatohet së shpejti.

“Me sa kemi informacione, ITU-ja e ka trajtuar lëndën dhe pritet në çdo moment të marrë vendimin lidhur me këtë çështje. Mirëpo kemi gjithashtu informacione se, pala serbe ka ndërhyrë padrejtësisht në procesin e ITU-së dhe është duke u munduar që ta zvarrisë, apo ta bllokojë për momentin, çështjen e kodit. Ne jemi të bindur se, në bashkëpunim edhe me BE-në, e cila ka qenë palë ndërmjetësuese në dialogun e Brukselit, kjo çështje do të zgjidhet shumë shpejt”, tha Gashi.

Edhe ministrja kosovare për Dialogun me Serbinë, Edita Tahiri ka thënë shkurtimisht në një përgjigje elektronike se, Kosova tanimë i ka kryer të gjitha detyrimet e saj për marrëveshjen e telekomit dhe i mbetet Bashkimit Evropian, që të kërkojë nga ITU-ja caktimin e kodit për Kosovën, transmeton rtk.

Kostot e përgjithshme të dëmeve të shkaktuara nga mungesa e kodit telefonik, që nga paslufta, kanë arritur në mbi 200 milionë euro, pasi Kosova përdor tri prefikse; atë të Serbisë për telefoninë fikse, atë të Monakos për njërin prej operatorëve të telefonisë së lëvizshme, si dhe atë të Sllovenisë për operatorin tjetër më të madh në treg.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare

Ligji për Specialen: Çfarë pritet më tutje?

Ligji për Specialen: Çfarë pritet më tutje?